Eric Wendt i kujton Begajt problemet me grupet kriminale në takimin e parë në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.09.2026, 17:56

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka nisur zyrtarisht detyrën e tij në Tiranë, pasi i ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Takimi mes tyre është bërë publik edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale ka zbardhur temat e diskutuara gjatë takimit.

Sipas ambasadës, Wendt dhe Begaj riafirmuan partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa diskutuan edhe për prioritetet e administratës së Presidentit Donald Trump.

Në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, rritja ekonomike dhe lufta kundër grupeve kriminale transnacionale.

“Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Wendt është ambasadori i ri amerikan në Shqipëri dhe pas paraqitjes së kredencialeve te Presidenti Begaj pritet të vijojë angazhimet e tij diplomatike në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit