Trafikantët përplasin makinat e policisë në Gramsh dhe braktisin 15 emigrantë në Lozhan, në kërkim autorët

26 Shtator 2026 | 17:52

Dy automjete “Audi Q7” nuk i’u bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përplasur patrullat në postbllok dhe u larguan me shpejtësi. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e kaluar në aksin Kapshticë–Lozhan–Gramsh, ku policia dyshon se dy automjetet po përdoreshin për transportin e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas raportimve, operacioni nisi në afërsi të Kapshticës, në Devoll, ku forcat e policisë konstatuan dy Audi Q7. Pas ndjekjes, drejtuesit e mjeteve dyshohet se lanë rreth 15 emigrantë në afërsi të Lozhanit dhe vijuan në drejtim të Gramshit.

Në një postbllok në Gramsh, dy automjetet u përplasën me patrullat e policisë, duke rrezikuar edhe punonjësit e shërbimit. Drejtuesit vijuan largimin, ndërsa më pas të dy Audi Q7 u gjetën të braktisur në dy fshatra të Gramshit.

Ndërkohë, 15 emigrantët u gjetën të fshehur në një përrua pranë fshatit Lozhan, ndërsa dy automjetet u sekuestruan.

Policia ka identifikuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa një person i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë, strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Gramshit dhe Komisariatin nr. 5 të Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremtohet dita e emrit të Kryepeshkopit Joan, meshë soleme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Me solemnitet dhe pjesëmarrje të gjerë besimtarësh është kremtuar këtë të shtunë dita e emrit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë...
16:23 | 26/09/2026

Ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, i ka paraqitur zyrtarisht këtë të shtunë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj....
16:12 | 26/09/2026

Turizmi me çmime të lira, ekspertët: Rrezikon të ulë të ardhurat e bizneseve në Durrës

Durrësi vijon të promovohet si një destinacion turistik me çmime të përballueshme. Por përtej numrit të vizitorëve, debati lidhet me atë se sa të ardhura...
16:01 | 26/09/2026