web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama nuk u ndikua”/ Gazetari paralajmëron ngjarje të reja nga skandali i SHISH-it: S’kemi parë gjë akoma

26 Shtator 2026, 17:58, Aktualitet CNA

“Rama nuk u ndikua”/ Gazetari paralajmëron ngjarje të reja

Gazetari Artan Hoxha komentoi sot zhvillimet e ditëve të fundit të lidhura me çështjen e SHISH-it.

Në një dalje televizive, Hoxha tha se kryeministri Edi Rama nuk është ndikuar, madje po fiton kohë ndërsa ndodhet në viztë zyrtare në SHBA.

Më tej, gazetari paralajmëroi ngjarje të reja lidhur me çështjen e SHISH-it, që shkojnë më tej brenda strukturës.

“Shiko, Rama është një njeri që se ka ndërgjegje brenda. Ndërgjegjen nuk është se ka mik dhe shok. Ramës thjesht tani i duhet pak kohë, gjë që po e fiton nga fakti që është në Amerikë, që ka ndodhur kjo historia si e si të kalojë. Shiko, trungu pa gjethe nuk bën dot procesin e fotosintezës. Nuk keni parë gjë akoma. Kjo gjë se bën dot SPAK, por e vota, e bëjnë shqiptarët. Mos prisni që të japë dorëheqje Rama. Ai përdor SHIK për të tjetërsuar protestën. Të gjitha këto tregojnë se kush është pushteti i Edi Ramës, por Edi Rama është prapë aty. Shiko, është ashiqare që do të ndodhin. Se kur shkojnë dhe heqin hard diskun, shefja i bie nuk ka qenë vetëm. Duhet të kapësh të gjithë strukturën”,-tha Hoxha./CNA





Lajmet e fundit nga