Aktivistja ‘masakron’ deputetin: Erion Braçe o karton, ça thotë shefi ti voton

Aktivistja ‘masakron’ deputetin: Erion Braçe o karton, ça thotë shefi ti voton

17:44, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivistja Arvina Lleshi ka ‘shenjëstraur’ sërish deputetin e PS, Erion Braçe, teksa tanimë socialistët janë vënë në lupën e protestuesve dhe aktivistëve, për shkak të heshtjes së tyre rreth skandaleve që kanë shpërthyer në vendin tonë.

Përmes një video shihet Braçe teksa ironizohet nga aktivistja: ‘Erion Braçe o karton, ça thotë shefi ti voton’, janë fjalët që i dedikohen ligjvënësit socialist.

Një ditë më parë, një takim i deputetit socialist Erion Braçe me banorët për problematikat e zonës u kthye në debat të fortë me protestuesen Arvina Lleshi.

Teksa Braçe po dëgjonte shqetësimet e qytetarëve në kuadër të takimeve për “Praninë Besnike”, Lleshi ndërhyri duke akuzuar qeverinë se nuk u ka dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Lleshi i kërkoi më pas dorëheqjen Braçes dhe qeverisë, ndërsa e cilësoi deputetin socialist si “opozita e shitur e Edi Ramës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco