AKTUALITET /

“2 persona që kontrollojnë Sarandën, trafikojnë 3 tonë kokainë në muaj”, gazetari zbardh atentatin ndaj “Tanit të Ruzhdiut”

Gazetari tha se krimi po çmonton çdo njeri që ka pasur kundërshtari i tyre dhe po e bëjnë në mënyrë më barbare dhe më të ashpër

Shkruar nga Versus

“2 persona që kontrollojnë Sarandën, trafikojnë 3

Atentati ndaj Tanit të Ruzhdiut që ndodhi më 20 shtator në Sarandë, për gazetarin Artan Hoxha, është mesazh që dy eksponentë të krimit që kontrollojnë qytetin bregdetar po u japin kundërshtarëve të tyre.

Hoxha tha se këta persona sot qarkullojnë cdo muaj 3 ton kokainë.

“Aty kemi një eksponent lokal, lokal me origjinë nga Mallakastra po i vendosur aty. Ai është bashkuar edhe me një personazh tjetër që vjen nga periferia e kryeqytetit dhe nuk po ndalojnë.

Dhe po e bëjnë Sarandën shembull për t’u treguar gjithë të tjerëve që, nëse do të guxoni të merreni ne me ne, kështu do t’ju gjejë. E nisën tek ai atentati me minë atje afër qendrës tregtare.

E vazhduan me eksplozivin tjetër që është vënë në periferi të Tiranës dhe pastaj kanë vazhduar deri në këtë situatë.

Tani të ekzekutohet në mes të ditës, në ato rrethana, një personazh, Artan Myrtaj, po që atje në lagje njihej si Tani Rrushdiut. Këta që përmenda unë janë njerëz që qarkullojnë tre ton kokainë në muaj sot. Pra, çfarë do t’u bënte Tani Rrushdiut, që pinte kafe dhe ndonjë raki? Po raki kumbulle, te cepi i lokalit. Ata po çmontojnë çdo njeri që ka pasur kundërshtari i tyre dhe po e bëjnë në mënyrë më barbare dhe më të ashpër”, tha Hoxha./Versus.al

 

Poll