AKTUALITET, 26 September 2026, 18:26

Ambasadori Nesho komenton ambasadorin Wendt: Yuri Kim na prodhoi konflikt, por Wendt ka integritet dhe nuk përulet!

Për "ambasadorin" e përhershëm, Agim Nesho, ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt, tregon shumë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Nesho thotë se Eric Wendt është një figurë me integritet të lartë që nuk përulet, pasi ka treguar edhe në Seant që do t’i zbatojë me përpikmëri porositë e DASH, lufta kundër trafiqeve transnacionale të drogës, sikurse dhe kartelet dhe narkoshtetin.

"Ardhjen e një përfaqësuesi të lartë të SHBA në kushtet e një shteti të kapur dhe krize të thellë, e shoh si shpresë. Përfaqësuesi i demokracisë më të madhe në botë, do shohë me prioritet.

Politika amerikane ishte jo ajo që pritej gjatë Kim, e cila e çoi drejt një niveli që prodhoi konflikt social brenda vendit, mori anë për karrierën e saj personale kundër interesave të demokracisë. Te zoti Wendt, shikoj një figurë të dalluar me integritet, që do zbatojë porostë e DASH, karakter i qëndrueshëm dhe me integritet që nuk përulet.

Në diplomaci një ambasador i ardhur kërkon të takojë një përfaqësus pushteti, ministrin e Jashtëm që e takon për të prezantuar letrat kredenciale. Një moment i tillë pa takuar zyrtarët e lartë, kjo tregon se vjen me mision të qartë, siç u shpreh para senatit, që lufta për çështjet e sigurisë, marrëdhënia SHBA - Shqipëri, lufta kundër karteleve ndërkombëtare dhe bashkëpunimi ekonomik e mbrojtje do jenë prioritete kryesore. Do të jetë linja e tij mendoj.

Paraqitja pas një viti i gjysmë ka kuptim të drejtpërdrejtë, që është akredituar pranë popullit shqiptar dhe jo me një palë të veçantë. Shenjë diplomatike të një imponimi që do i shërbejë realizimit të objektivave. Është një situatë që konkretizohet. Ramën s’e priti asnjeri në SHBA gjatë vizitës në OKB. Mbeti si peshku pa ujë, s’pati takim politik me liderët e BE, as takime me nivelin e ulët të DASH", thekson Nesho.