
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Policia bën me dije se në lagjen nr.1, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, ka humbur jeten. Punëtori ishte duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë ai ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.