Tension i lartë për Izrael-Irlandë/ Protesta, bojkot dhe konferenca shtypi të shtyra, por në fund sfida do të zhvillohet
Manchester City në këtë pauzë për ndeshjet e kombëtareve po luan një prej sfidave më komplekse të historisë së tij të kohëve të fundit, një sfidë që po zhvillohet në fushën e drejtësisë sportive. Pas publikimit nga The Athletic të lajmit për shpalljen fajtor të klubit për 114 akuza dhe që u shpërnda me shumë shpejtësi në mediat e të gjithë botës, klubi anglez vendosi të dalë hapur.
Përmes një komunikate zyrtare, presidenti i Citizens, Khaldoon Al Mubarak, publikoi një letër të hapur në drejtim të gjithë mbështetësve të klubit me objektivin për të siguruar ambientin dhe për të konfirmuar me forcë linjën e klubit
‘Jam pjesë e këtij klubi prej 18 vitesh. Kam pasur privilegjin që të jem përkrah jush në Etihad, Wembley dhe Stamboll-e nis letrën e tij Al Mubarak duke nënvizuar lidhjen e thellë që ka me ngjyrat e Manchester City. Kreu i Citizens deshi të përballet direkt me klimën e pasigurisë të krijuar pas lajmeve më të fundit.
‘Pas lajmeve të publikuar në media, shumë prej jush e kanë kaluar mbrëmjen duke iu përgjigjur mesazheve të miqve, familjarëve dhe kolegëve. E njëjta gjë edhe për mua-vijon Al Mubarak-ja çfarë i thashë familjes sime; Procedimi i Premier League ka ende rrugë për të bërë dhe besimi dhe vendosmëria jonë për të vërtetuar pafajësinë e klubit janë të forta sa ç’ishin në fillim’
Presidenti i Manchester City më pas shpjegoi arsyet se përse klubi nuk mund të hyjë në detajet teknike të mbrojtjes.
‘Janë shumë gjëra që dua të ndaj me ju që t’ju ndihmoj të kuptoni se përse kemi kaq shumë besim te pozicioni ynë-thekson Al Mubarak-por sekreti rigoroz i procedimit legal dhe vendosmëria jonë për ta respektuar më pengojë ta bëj lëtë në këtë moment. Edhe kjo letër iu nënshtrua disa verifikimeve ligjore për të siguruar konformimin’
Në letrën e tij presidenti i Citizens i ftoi tifozët të rilexojnë me kujdes 2 komunikata zyrtare të klubit. E para, që u shpërnda së fundmi thekson se procesi i Premier League është në zhvillim e sipër, me elementë domëthënës për t’u plotësuar dhe se pozicioni i klubit mbetet koherent me atë që ka deklaruar në shkurt të 2023 kur nisi hetimi duke shprehur besimin në një gjykim të paanshëm dhe pa ndikime. Komunikata e dytë është pikërisht ajo e shkurtit të 2023 ku Manchester City e priti mirë ekzaminimin nga një Komision i pavarur për të verifikuar provat e qarta në mbështetje të rregullsisë së tij.
Në fund të letrës Al Mubarak lëshoi një sfidë ndaj atyre që sulmon klubin e tij.
‘Edhe pse disa nxituan të arrinin në përfundimet e tyre dhe se ka kaq zhurmë rreth nesh, asgjë nuk ka ndryshuar. I kemi përballuar tashmë sfida të tilla në të kaluarën e kemi dalë fitues. Janë ende të shumtë ata që duan të minojnë rilindjen e klubit tonë. Nuk do t’ua japim këtë mundësi. Pas kësaj pauze për ndeshjet e kombëtareve na presin momente emocionuese; pas 2 javësh do të shkpojmë në Anfield, për të pritur më pas Paris Saint Germainin në Ligën e Kampioneve në Etihad Stadium. Do të jenë evente që do të na japin mundësinë të festojmë forcën e familjes së Manchester City-përfundon letrën e tij presidenti i Citizens, Al Mubarak.
Top Channel