Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Si në filmat aksion: Të rinjtë me “Audi” Q7 nuk iu binden Policisë për të ndaluar, përplasen me makinën e patrullës

Shkruar nga Newsbomb
Si në filmat aksion: Të rinjtë me “Audi” Q7 nuk iu
Foto ilustruese

Dy automjete tip “Audi Q7” nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe gjatë ndjekjes, u përplasën me patrullat përpara se të largoheshin me shpejtësi.

Sipas informacioneve paraprake, operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme përgjatë aksit Kapshticë-Lozhan-Gramsh. Ai nisi në afërsi të Kapshticës, në Devoll, ku shërbimet e policisë konstatuan dy automjete “Audi Q7”, të dyshuara se po përdoreshin për transportimin e emigrantëve të paligjshëm. 

Pas ndjekjes nga policia, drejtuesit e mjeteve dyshohet se lanë rreth 15 emigrantë në afërsi të Lozhanit dhe vijuan lëvizjen në drejtim të Gramshit.

Në një postbllok të ngritur në Gramsh, dy automjetet u përplasën me patrullat e policisë, duke rrezikuar edhe punonjësit e shërbimit. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, drejtuesit vijuan largimin me shpejtësi.

Më pas, të dy automjetet “Audi Q7” u gjetën të braktisura në dy fshatra të Gramshit dhe u sekuestruan nga policia. Ndërkohë, rreth 15 emigrantët u gjetën të fshehur në një përrua pranë fshatit Lozhan.

Policia ka identifikuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërsa një person i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë, strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Gramshit dhe Komisariatin nr. 5 të Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese