LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 119-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Aktivistja Sidorela Vatnikaj akuzoi qeverinë se është e lidhur me oligarkë dhe persona të përfshirë në çështje korrupsioni e krimi të organizuar, duke përmendur arrestimin e Ergys Agasit. • Sipas Vatnikaj, këto zhvillime tregojnë se shteti ka rënë dhe se kryeministri Edi Rama është i delegjetimuar. • Ajo kërkoi që Rama të thirret nga drejtësia, të merret në pyetje dhe të hetohet për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar, ndërsa e mbylli deklaratën duke thënë se protesta zhvillohet për arrestimin e Ramës. • Aktivisti Erald Noj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para godinës qeveritare, ai i konsideroi protestuesit si heronj, ndërsa vlerësoi qëndresën e tyre. • Një qytetare ironizoi kryeministrin Edi Rama dhe zhvilloj fjalimin e saj para Kryeministrisë me pulë në dorë. • Ky veprim i saj ka ardhur pasi kryeministri u godit me vezë në protestën në New York. • Pas kësaj, qytetarja iu drejtua edhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar arrestimin e kryeministrit. • Një protestues u ndal te zhvillimet që lidhen me Shërbimin Informativ të Shtetit, duke e cilësuar situatën si një skandal me përmasa ndërkombëtare. • Sipas protestuesit, disa vende anëtare të NATO-s kanë ndërprerë ndarjen e informacionit me Shqipërinë, duke e lidhur këtë me çështjen e Vlora Hysenit. • Ai tha se kjo nuk duhet parë si një çështje personale, por si një problem që prek funksionimin dhe sigurinë e shtetit. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto ishin disa nga thirrjet e tyre.

12 artikuj për këtë temë.

51 MINUTA ME PARE

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje nga marshimi

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës./Dosja.al

 

56 MINUTA ME PARE

"Skandali i SHISH në Shqipëri është lajm ndërkombëtar"/ Protestuesi: Është institucioni i tretë më i rëndësishëm për mbajtjen e një shteti në këmbë

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesi

TIRANA- Një protestues ka marrë fjalën në podium gjatë tubimit të zhvilluar ditën e 119-të, ku ka deklaruar se protesta vijon kundër korrupsionit dhe shitjes së Shqipërisë. Në fjalën e tij, ai u ndal te zhvillimet që lidhen me Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), duke e cilësuar situatën si një skandal me përmasa ndërkombëtare.

Sipas protestuesit, disa vende anëtare të NATO-s kanë ndërprerë ndarjen e informacionit me Shqipërinë, duke e lidhur këtë me çështjen e Vlora Hysenit. Ai tha se kjo nuk duhet parë si një çështje personale, por si një problem që prek funksionimin dhe sigurinë e shtetit. Njëkohësisht ai e cilësoi SHISH-in si një prej institucioneve kryesore për funksionimin e shtetit dhe deklaroi se fitorja më e madhe do të ishte rrëzimi i qeverisë.

“Fitorja më e madhe do të jetë dita që kjo qeveri mafioze të bjerë. Ndeshja që luhet këtu prej 119 ditëve kundër korrupsionit, tradhtisë dhe shitjes së Shqipërisë. Skandali i SHISH në Shqipëri është lajm ndërkombëtar…dhe në vecanti në shtetet anëtare të NATO-s ku 29 prej tyre kanë ndërprerë ndarjen e informacionit me shtetin shqiptar.. Pra ky shtet nuk ka marrëdhënie me vende të NATO-s sa i përket informacionit. Skandali i Vlora Hysenit nuk është skandal rozë, por i rënies së shtetit. Skandali në SHISH për garancia e institucioneve në Shqipëri, SHISH është institucioni i tretë më i rëndësishëm për mbajtjen e një shteti në këmbë”, tha ai./Dosja.al

57 MINUTA ME PARE

“Kemi në krye një kriminel"/ I riu shpërthen në protestë: Diktatori që kemi ne në krye përndjek shqiptarët, po ndot gjuhën shqipe

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesi

TIRANA- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 119-të ditë të revoltës qytetare kundër klasës politike. Gjatë tubimit përballë godinës së Kryeministrisë, një i ri ka marrë fjalën e tij në podium ku ka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përndjekje të shqiptarëve dhe për qëndrime të pamjaftueshme ndaj çështjeve të shqiptarëve jashtë kufijve.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi Kosovën dhe Çamërinë, duke pretenduar se ka pasur plane për ndarjen e Kosovës. Protestuesi e akuzoi Ramën për lidhje me persona të botës së krimit dhe kritikoi gjuhën e përdorur nga ai në publik. Ai e mbylli fjalën e tij, duke kërkuar largimin e kryeministrit të vendit Edi Rama nga drejtimi i shtetit dhe tha se populli shqiptar nuk e mbështet më.

“Kemi në krye një kriminel, një diktator, një piktor. Diktatori që kemi ne në krye përndjek shqiptarët. Një shqiptar që ka përndjekur edhe shqiptar, dhe nuk ka ngritur njëherë zërin për shqiptarët jashtë kufijve, as për Çamërinë dhe as për Kosovën. Mos harrojmë se ka pasur një plan për ndarjen e Kosovës. Kemi një diktator që po ndot gjuhën shqipe. Besa e shqiptarit është traditë  e shqiptarit. Rama ia ka dhënë besën mafiozëve. Uroj që gjithë komuniteti ndërkombëtar ta ketë parë se me cilin diktator kanë të bëjnë, sepse populli i tij nuk do më. Spiuni i tij MC Gonigal dergjet në burgjet e Neë York. Rama të largohet se po i zë diellin Shqipërisë”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"E ardhmja është te rinia"/ Protestuesi: Shqipëria i ka pasur djemtë e saj nëpër luftëra, ky vend ka shpresë dhe të ardhme

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesi

TIRANA- Qytetarët janë mbledhur në shesh për të 119-tën ditë radhazi. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, ata janë vendosur përballë godinës së Kryeministrisë ku kanë mbajtur fjalimet e tyre në lidhje me protestën. Një protestues, gjatë fjalës së tij, u bëri thirrje qytetarëve të angazhohen për vendin dhe të mos e shohin protestën vetëm si një tubim.

Duke marrë shkas nga ndeshja e ditës së sotme mes Shqipërisë me Bjellorusisë ai ka kritikuar edhe mënyrën se si menaxhohet futbolli shqiptar, duke pretenduar se përfaqësuesit i shërbejnë një federate që bën korrupsion. Gjatë fjalës së tij, duke iu drejtuar të rinjve dhe studentëve, i riu ngriti shqetësimin për mundësitë e punës dhe të ardhmen e tyre pas përfundimit të studimeve. Ai shtoi se shpresa e vendit është te rinia dhe vlerësoi pjesëmarrësit në protestë, pavarësisht numrit të tyre. 

"Sa herë ne dalim në protestë dalim për atë flamur. Çdo shqiptar që ka shkuar në atë stadium ku luan kombëtarja duhet ta dijë se ato burra që ndjekin topin në fushë nuk janë ata Shqipëria, i shërbejnë një presidenti të një federate që bën korrupsion. Duhet të jemi këtu në shesh. Jo për të parë dhe bërë xhiro por për ti dalë zot këtij vendi, atdheut. Shqipëria e shqiptarëve vdekja është e tradhtarëve. Studentët në 5 tetor do fillojnë universitetin. A ka bij nënash që më datë 5 do hyjnë në shkollë dhe mendojnë se a do kenë një punë? Nuk i shikojnë lotët e nënave të tyre ku mendojnë se nuk kanë të ardhme në vendin e tyre? E ardhmja është te rinia. Dëgjoj që flasin shumë për bashkim, shikoj një shpirt të pastër te gjithsecili këtu te ju. Nuk më intereson nëse sheshi është plot apo bosh. Edhe 2 sikur të jenë me shpirtin e pastër ky vend ka shpresë dhe të ardhme. Nëna Shqipëri i ka pasur djemtë e saj nëpër luftëra. Nëna Shqipëria lëngon se shqiptarët vuajnë në rrugët e kurvës Europë. Ne shqiptarët nuk duhet të lëmë fatet tona as nga Amerika as nga një vend i huaj”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Të gjitha SHIK-sat që janë mes nesh të shporren"/ Protestuesi: Duhet të jemi krah për krah që të rrëzojmë Edi Ramën

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesi

TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e saj 119-të të revoltës. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku kanë mbajtur fjalimet e tyre. Një protestues i cili është ngjitur në podium i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, ndërsa ka akuzuar Vlora Hysenin se ka shpërndarë informacione të rreme me synim përçarjen e protestës.

Ai u bëri thirrje personave që i cilësoi si pjesë të SHIK-ut të largohen nga protesta, duke thënë se tubimi nuk do të përçahet. Njëkohësisht, protestuesi u bëri thirrje qytetarëve që po e ndjekin tubimin nga shtëpia të dalin në shesh, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Vlora Hyseni kjo tradhtare  e kombit ka shpërndarë informacione të rreme për të përçarë këtë protestë. Sot doja t’i bëjë thirrje të gjitha SHIK-save që janë mes nesh të shporren sepse këtë protestë nuk e përçanë dot. Të gjitha ta shqiptarë që kanë shpirt opozita dhe duan vendin e tyre ta shohin sa më mirë, sot është dita për të dalë në shesh. Të gjithë ta socialistë të ndershëm e ka për detyrë që sot jetë në shesh. Të gjithë ata që na ndjekin nga televizori, çfarë prisnin? Shpin po ua marrin, Shqipërinë po ua shesin…çohuni nga divani dhe ejani këtu të gjithë…Duhet të jeni këtu sa nuk është vonë. Duhet të jemi krah për krah për të luftuar qeverinë më të korruptuar, të rrëzojmë Edi Ramën”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama u godit me vezë në protestën në New York/ Qytetarja ironizon kryeministrin, me pulë dorë para Kryeministrisë: Hajdeni arrestojeni

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Qytetarja

TIRANA- Një qytetare ka ironizuar ditën e sotme kryeministrin e vendit Edi Rama dhe ka zhvilluar fjalimin e saj para Kryeministrisë me pulë në dorë. Ky veprim i saj ka ardhur pasi kryeministri u godit me vezë në protestën në New York. Pas kësaj, qytetarja iu drejtua edhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar arrestimin e kryeministrit.

Qytetarja: Një thirrje për Hasramën…Hajde mëru me pulat se me burrat nuk merresh. Edi Rama ka frikë pulat në Amerikë , a ka frikë pulat në Shqipëri. Policia hajdeni vejani prangat se nuk mundeni të arrestoni as Ramën dhe as Ballukun. Hajdeni arrestojeni./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

1 ORE ME PARE

"Ramës i duket vetja pronar i Shqipërisë”/ Qytetarja: Ne me 120 mijë lekë pension, këta shtrihen në hotele luksoze

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur tashmë para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. Një qytetare ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj situatës ekonomike dhe vendimeve të qeverisë. Duke folur para protestuesve, qytetarja tha se pensionistët marrin 120 mijë lekë, ndërsa kryeministrit shkon në hotele luksoze.

Më tej, ajo akuzoi kryeministrin Rama se po trajton pasuritë dhe zonat turistike të vendit si pronë personale, ndërsa përmendi edhe çështjen e zhvillimeve urbane në Durrës.

“Këto janë në Amerikë, kamë 120 mijë lekë pension të vjetra. Surrati atyre shkon shtrihen në hotele luksoze. Nuk duan të janë dinë për këtë popull. Por duhet të dini se ky popull nuk ndalon më. Edi Rama, ky bastard, i duket vetja pronar i Shqipërisë, po shet të gjitha vendet e bukura të Shqipërisë.  Blendi Gonxhe, Edi Rama dhe mafia kanë firmosur për Durrës. Si thonte Rama, firmos fap e fap e fap. Por ky popull nuk të fal, je hajdut. Pasqyra që ke nxjerrë shihu në pasqyrë si je…Blendi Gonxhe, ka vjedhur…kërkojmë anulimin e vendimit të KKT, numër shtatë, dt 2.4.2024. Projektuesi Olset Haxhiu, tenderat i fiton ky….miku i Edi Ramës.”, tha ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Kemi kryeministër të delegjetimuar"/ Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: Ka më shumë njerëz të tij në burg se në institucione

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Sidorela Vatnikaj

TIRANA- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 119 ditë të revoltës qytetare. Protestuesit janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë në të cilën janë mbajtur fjalime. Aktivistja Sidorela Vatnikaj, ka marrë fjalën e saj në podium ku ka deklaruar se arsyet për të protestuar kundër qeverisë janë të forta dhe janë shtuar pas zbulimit të skandaleve të reja. Në fjalën e saj, ajo akuzoi qeverinë se është e lidhur me oligarkë dhe persona të përfshirë në çështje korrupsioni e krimi të organizuar, duke përmendur arrestimin e Ergys Agasit.

Sipas Vatnikaj, këto zhvillime tregojnë se shteti ka rënë dhe se kryeministri Edi Rama është i delegjetimuar. Ajo kërkoi që Rama të thirret nga drejtësia, të merret në pyetje dhe të hetohet për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar, ndërsa e mbylli deklaratën duke thënë se protesta zhvillohet për arrestimin e Ramës.

“Jemi mbledhur në këtë shesh edhe sot sepse arsyet që nxorën protestuesit janë legjitime dhe të forta për të protestuar kundër kësaj qeverie, por dita ditës rriten nga çdo skandal që zbulohet. Ashtu sic kishim dëgjuar që shteti është në duart e një grupi oligarkësh e kriminelësh, sot duke parë se si pjesa më e madhe e qeverisë Rama më të besuarit e tij janë o në arrest shtëpie o në burg, ose në arrati. Më të besuarit e tij janë të akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Dhe këto na bëjnë të dalim cdo ditë. Arrestimi i Ergys Agasit dhe arrestimi i zonjës që duhet të ishte në krye të institucionit më të rëndësishëm tregojnë se shteti ka rënë. Kemi kryeministër të delegjetimuar, ka më shumë njerëz të tij në burg se në institucione. Nuk kemi vetëm një kryeministër të deligjitimuar, por një kryeministër që ka qenë në dijeni për lidhjet me krimit. Sot Edi Rama duhet të thirret nga drejtësia, të pyetet të hetohet dhe të arrestohet, t’i kthehet shoqërisë shqiptare çdo e mirë publike që organizata kriminale që ka drejtuar Edi Rama i ka marrë shoqërisë. Sot jemi për hetimin dhe arrestimin e Ramës”, tha ajo./Dosja.al

2 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pankarta

TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 119-të të revoltës kundër klasës politike. Qytetaret janë ngritur në protestë nën thirrjet "Rama në burg! Berisha në burg!", "Opozitë e shitur". 

Qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku spikasin kritikat ndaj qeverisë dhe thirrjet drejtuar drejtësisë. Në një pankartë, protestuesit thonë se Shqipëria nuk është pronë private dhe se taksat janë përgjegjësi e qeverisë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. Pjesëmarrja e tyre është e konsiderueshme, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe flamuj kuqezi. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njejtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë zgjedhur që të mos bëjnë negociata me to. "Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar", "Rama jep dorëheqjen" dhe "Ju erdhi fundi", këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre./Dosja.al 

2 ORE ME PARE

119 ditë protestë/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protesta në Tiranë (foto ilustruese)

TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 119-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al

6 ORE ME PARE

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 119-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 119-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al

Sondazh

Poll

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel