Automobili ikonë i përdorur në filmin “Batman Returns” të vitit 1992 do të nxirret në ankand më 23 nëntor, si në Los Angeles, ashtu edhe përmes internetit.
Të lidhura
None found
Sipas vlerësimit të Julien’s Auctions, çmimi i shitjes mund të lëvizë nga 5 deri në 7 milionë dollarë, duke e bërë atë një kandidat për rekord të ri mes automjeteve të shfaqura në filma.
Modeli është një Chevrolet Impala, i pajisur me motor Chevrolet V8 dhe kambio automatike me tri shpejtësi.
Automjeti njihet si “Hero Batmobile”, pasi është përdorur në të vërtetë në pjesën më të madhe të skenave të drejtimit gjatë filmit.
Pas përfundimit të xhirimeve, Batmobilja u prezantua në premierën e filmit dhe më pas u vendos për ekspozim në Marconi Automotive Museum.
Shifrën rekord për një Batmobile e mban aktualisht automjeti i serialit televiziv të viteve ’60, i shitur për 4.2 milionë dollarë.
Nëse oferta për këtë model arrin në 7 milionë dollarë, rekordi ekzistues mund të thyhet.
Në ankand do të ofrohen edhe kostume, rekuizita dhe materiale të tjera që lidhen me historinë e Batman në kinematografi. Përmasat e automjetit dhe shpenzimet e mirëmbajtjes bëjnë që ai të shihet më shumë si pjesë e koleksionit të një koleksionisti ose institucioni sesa si një makinë për përdorim në rrugë. /Telegrafi/
