
Një skemë kontrabande është goditur në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, pas kontrolleve të kryera mbi bazën e analizës së riskut. Gjatë kontrollit të tre mjeteve u zbuluan mallra të padeklaruara dhe raste ku natyra e mallit ishte deklaruar ndryshe, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore. Mallrat u sekuestruan, ndërsa ndaj personave të përfshirë u vendosën masat administrative dhe rastet iu referuan Prokurorisë.
Sipas doganave, detyrimet e shmangura arrijnë në rreth 1.6 milionë lekë, ndërsa penalitetet në 2.5 milionë lekë. Në total, detyrimet dhe gjobat kapin vlerën e rreth 4.1 milionë lekëve.