Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar përsëri lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, Behrami tha se, sipas përmbledhjes së aktgjykimit nga Trupi Gjykues, UÇK-ja ka përdorur forcë ndaj të gjithë personave që kundërshtonin pavarësinë e Kosovës, me synimin për të realizuar këtë qëllim.
“Me fjalë të tjera, Gjykata Speciale i konsideron viktimat e pretenduara të UÇK-së si njerëz që kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës!”, shkroi Behrami.
