Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit (EMRI)

    Kori BujArt këndon në Berlin/ Repertori shqiptar në Festivalin e Koreve, 223 kore synojnë rekord botëror

    Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan
    Ekonomi

    Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan

    September 26, 2026
    Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan

    Teksa vendi po shkon drejt një ndarje të re territoriale, bashkitë duket se janë në ditë të mira, po mbledhin me miliarda lekë më shumë se vjet dhe se pritshmëritë për këtë vit.

    Shifrat e ministrisë së financave tregojnë se nga janari deri në gusht pushteti vendor mblodhi 44.4 miliardë lekë, nga 25.2 miliardë lekë që arkëtoi në të njëjtën periudhë vjet. Rritja është me rreth 75.7% nëse krahasojnë 8-mujorët e dy viteve, por edhe tejkaluar edhe plani për këtë periudhë pasi pritej që bashkitë të mblidhnin 41.7 miliardë lekë.

    TË ARDHURAT E PUSHTETIT VENDOR

    Janar-Gusht 2025               25.296 mln lekë

    Janar-Gusht 2026               44.450 mln lekë

    Diferenca                           +19.154 mln lekë

    Sa i takon të ardhurave të pushtetit vendor, ato mblidhen kryesisht nga taksat lokale, që lidhet me tatimet apo tarifat për bizneset e qytetarët dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë si rezultat i shtimit të ndërtimeve të reja.

    61 bashkitë e vendit kanë mbledhur 37.1 miliardë lekë nga taksat lokale me rritje 91.1% krahasuar me vitin e kaluar, ku kontributi më i madh jepet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila për 6 mujorin e parë të vitit ishte 18.3 miliardë lekë (për korrik-gusht nuk është publikuar). Bashkitë kanë dhënë 782 leje ndërtimi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ose 28% më shumë se vjet në të njëjtën periudhë.

    TË ARDHURAT E BASHKIVE SIPAS TAKSAVE

                                             Taksa mbi pasurinë         Taksa lokale

    Janar-Gusht 2025            5.834 mln lekë            19.443 mln lekë

    Janar-Gusht 2026            7.279 mln lekë             37.162 mln lekë

    Diferenca                        +1.445 mln lekë          +17.719 mln lekë

    Në rritje janë edhe të ardhurat nga taksa mbi pasurinë që përfshin ndërtesa, truall dhe toka bujqësore, të cilat arritën në 7.2 miliardë lekë këtë vit, me rritje prej 1.4 miliardë lekë në raport me vjet.

    Nga ana tjetër “sëmundja” e pushtetit qendror ka “zënë” edhe atë vendor. Të ardhurat tejkalojnë planin, ndërsa shpenzimet nuk realizohen sipas parashikimeve.

    SHPENZIMET E PUSHTETIT VENDOR  rritje 14%

    Janar-Gusht 2025               51.599 mln lekë

    Janar-Gusht 2026               58.844 mln lekë

    Diferenca                              +7.245mln lekë

    Sipas të dhënave për periudhën janar-gusht, shpenzimet e pushtetit vendor arritën në 58.8 miliardë lekë, nga 51.599 milionë lekë të shpenzuara në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në terma vjetorë, shpenzimet u rritën me rreth 14%. Megjithatë, realizimi mbetet pas planit të përcaktuar për këtë periudhë që ishte 65.4 miliardë lekë.

    Praktikisht ritmi i mbledhjes së të ardhurave është 5.4 herë më i lartë, se shpenzimet e realizuara nga bashkitë për të realizuar investime apo për tu shërbyer qytetarëve.

    75% aktualitet arkat e bashkive bashki Bashkitë boom i ndërtimeve buxhet vendor buxheti ekonomi financa publike financat vendore investime ndërtim ndërtimet pushteti vendor raporti rritje të ardhurash shpenzimet shpenzimet publike shqipëri taksa të ardhura vendore të ardhurat e bashkive të ardhurat nga ndërtimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit (EMRI)

    September 26, 2026

    Kori BujArt këndon në Berlin/ Repertori shqiptar në Festivalin e Koreve, 223 kore synojnë rekord botëror

    September 26, 2026

    Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan

    September 26, 2026

    Shqipëri-Bjellorusi/ Pritet ndeshja në Air Albania, shiten 16 mijë bileta. Priten deri në 19 mijë tifozë

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.