Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit (EMRI)

    Kori BujArt këndon në Berlin/ Repertori shqiptar në Festivalin e Koreve, 223 kore synojnë rekord botëror

    Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit (EMRI)
    Aktualitet

    Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit (EMRI)

    September 26, 2026
    Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit (EMRI)

    Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i vdekur në mjediset e dusheve në burgun e Reçit.

    Dyshimet e para janë që 49-vjeçari t’i ketë dhënë fund jetës. Agron Llapushi i lindur në fshatin Holtas dhe banues në Çekin të Gramshit, në vitin 2015 vrau bashkëshorten e tij Alketa Llapushi.

    Sapo u kthye nga emigrimi në Greqi, asokohe 39 vjeç Llapushi në një arë në Gramsh mbyti bashkëshorten me duar dhe litar duke e lënë të vdekur në vend.

    Çifti në fjalë janë prindër të dy fëmijëve që sot janë 20 dhe 19 vjeç ndërsa asokohe ishin ende të vegjël.

    Agron Llapushi nuk kishte takime me familjar apo të afërm. Ka patur vetëm një takim në vitin 2023, 8 vite pasi është dënuar dhe një tjetër në vitin 2025. Gjatë gjithë periudhës tjetër, askush nuk e ka takuar 49 vjeçarin.

    Pas ngjarjes së rëndë, Agron Llapushi u dorëzua në polici dhe pranoi krimin e rëndë të kryer.

    Prokuroria për Krime të Rënda asokohe kërkoi burg përjetë për shtetasin Agron Llapushi por Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi me 24 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal. Vendimi mori formë të prerë me datë 10.12.2015 ndërsa ishte arrestuar 8 muaj më parë, me datë 01.04.2015.

    Rrëfimi i të dënuarit Agron Llapushi pas ngjarjes

    Vetë i dënuari që i dha fund jetës, pranoi krimin dhe theksoi se ngjarja erdhi si pasojë e debateve për gjendjen e vështirë ekonomike.

    “Jam martuar me Alketa Llapushin që nga viti 2001 dhe kemi dy fëmijë të moshës 10 dhe 9 vjeç.  Në lidhje me ngjarjen dua të deklaroj se kam vite që punoj si emigrant në Greqi në qytetin e Verias.

    Para një viti unë kam pasur çrregullime mendore dhe kam kaluar në depresion, ku në disa raste me ka vajtur mendja të vrisja veten. Po kështu para një viti kam bërë një vizitë tek një psikolog në Elbasan me emrin Enrik.

    Unë kam 4 ditë që kam ardhur nga Greqia dhe në fshatin ku unë banoj në Çekin jam në kushte të vështira ekonomike, ku unë jetoj bashkë me nusen time dhe dy fëmijët në një dhomë të vetme.

    Sot unë kam shkuar në mëngjes për të punuar në një tokë larg shtëpisë në vendin e quajtur “Mhalla e Lepurit ” dhe atje në punë e sipër jam konfliktuar me Alketën, dhe gjatë konfliktit unë e kam shtrënguar me duar në fyt derisa ajo ka humbur ndjenjat.

    Pas kësaj kam shkuar në shtëpi dhe kam lajmëruar me telefon vëllain tim Alfredin dhe me pas kam shkuar dhe jam dorëzuar në polici. Marrëdhëniet në përgjithësi me Alketën, i kam pasur të mira nuk kemi pasur probleme. As vetë nuk e di si ndodhi… “

    Ekspertiza psikiatrike

    Për të provuar se Agron Llapushi ishte mirë mendërisht në momentin kur mbyti gruan me duar dhe më pas i shtrëngoi litarin në qafë, prokuroria urdhëroi që ti kryhej një ekspertizë psikiatrike. Konkretisht, akti i ekspertimit psikiatriko-ligjor nr.194 datë 16.06.2015 mbi ekzaminimin e shtetasit Agron Llapushi.

    Mjekët psikiatër i janë përgjigjur pyetjeve nëse i pandehuri vuan nga ndonjë turbullim psikik apo neuropsikik në kohën e kryerjes së veprës penale dhe nëse ai vuan, a ka ndikuar kjo në prishjen e ekuilibrit të tij mendor duke e bërë atë të papërgjegjshëm para ligjit?

    Ato kanë arritur në konkluzionin se ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje (turbullim) psikike a neuropsike.

    Simptomat për të cilat ai pretendon se është kuruar nuk plotësojnë kriteret diagnostike për sëmundje madhore mendore.

    2015 aktualitet burgje Burgu i Reçit Burgun e Reçit dënim drejtësi hetim humb jetën i burgosur i dënuari krim kronika e zezë kronikë lajme mbytje ngjarje policia Reç shqipëri vdekje në burg vrasje vrasje e bashkëshortes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit (EMRI)

    September 26, 2026

    Kori BujArt këndon në Berlin/ Repertori shqiptar në Festivalin e Koreve, 223 kore synojnë rekord botëror

    September 26, 2026

    Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan

    September 26, 2026

    Shqipëri-Bjellorusi/ Pritet ndeshja në Air Albania, shiten 16 mijë bileta. Priten deri në 19 mijë tifozë

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.