Lamtumira e Lionel Messit nga Kombëtarja e Argjentinës po afron dhe emocionet kanë nisur që tani.
Trajneri i “Albicelestëve”, Lionel Scaloni, ka pranuar se ndeshja ndaj Beninit, më 6 tetor, pritet të jetë një moment tepër i veçantë.
Kjo sfidë mund të shënojë paraqitjen e fundit të Messit me fanellën e Argjentinës.
Ylli argjentinas pritet të përshëndetet nga tifozët në stadiumin Monumental të Buenos Airesit.
“Do të jetë e vështirë të mos qaj”, u shpreh Scaloni, duke mos e fshehur emocionin për këtë moment historik.
Tekniku argjentinas theksoi se dëshiron që Messi të përshëndetet pikërisht në mënyrën që ai dëshiron.
Scaloni zbuloi gjithashtu se ka ndihmuar në realizimin e kësaj lamtumire gjatë periudhës së tij në krye të Kombëtares.
Messi, tashmë 39-vjeçar, e mbyll një epokë të jashtëzakonshme me fanellën e Argjentinës.
Ai ka zhvilluar 207 ndeshje dhe ka shënuar 125 gola me “Albicelestët” që prej debutimit në vitin 2005.
Këto shifra e bëjnë Messin futbollistin me më shumë paraqitje dhe gola në historinë e Argjentinës.
Me Kombëtaren, ai ka fituar dy herë Kupën e Amerikës, në vitet 2021 dhe 2024.
Kulmi i aventurës së tij erdhi në vitin 2022, kur ngriti Kupën e Botës në Katar.
Tashmë, e gjithë vëmendja është te 6 tetori, kur Monumental pritet të përjetojë një nga momentet më emocionuese të futbollit argjentinas.
© SYRI.net
Foda i dërgon mesazh Austrisë: Jeni favoritë, por stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë të Kosovës
Kontrata e dyfishtë e Mançinit, si akuzohej Mançester Siti për pagesat e fshehura
Tre orë para sfidës me Bjellorusinë në ‘Air Albania’, ja sa është numri i biletave të shituraBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: