Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, pas paraqitjes së letrave kredenciale te Presidenti Bajram Begaj. Në reagimin e saj, ambasada thekson se Wendt dhe Begaj riafirmuan partneritetin mes dy vendeve dhe diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale. “Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.