“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

Politikë

Publikuar: 26/09/2026

“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

Pas debatit të një dite më parë me aktivisten Arvina Lleshi gjatë takimit me banorët pranë shkollës “Vasil Shanto”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi të gjatë, duke dhënë versionin e tij për atë që ndodhi.

Braçe publikon edhe detaje nga takimi, duke mohuar që ndaj Lleshit të ketë pasur fyerje apo përplasje fizike dhe pretendon se aktivistja, së bashku me persona të tjerë, ka ndërprerë takimin dhe ka fyer banorët e pranishëm.

Deputeti thotë se gjatë takimit janë evidentuar dhjetëra ankesa të banorëve, ndërsa shprehet se pamjet e kamerave tregojnë, sipas tij, dinamikën e plotë të ngjarjes.

“E VËRTETA PËR TAKIMIN TIM DJE; POR EDHE PËR ARVINËN, GRUPIN E SAJ TEKNIK, SHARJET, FYERJET, MALLKIMET NDAJ NJERËZVE NË TAKIM!

(Një sqarim përmes videove të kamerave në takim, për portalet dhe mediat serioze që nuk bëjnë as minimumin për të ditur të vërtetën)

Dje kisha lajmëruar një takim me disa blloqe rreth shkollës VASIL SHANTO, për të bërë atë që bëj çdo ditë – dëgjim, shënim, rekomandim, ndjekje, ZGJIDHJE.

Para se të niste takimi, e njohura si Arvina Lleshi, bashkë me grupin e saj që e tutelonte në terren dhe një tjetër në telefon, nisi të thërrasë nga matanë rrugës.

E kam ftuar të afrohet, ka ardhur pa bërtitur, kemi shkëmbyer përshëndetje, e kam pyetur për shëndetin – nisur nga ç’kish ndodhur ditë më parë, më tha që kishte ardhur për mua; E KAM FTUAR TË VIJË NË TAKIM E TË DËGJOJË, MOS THËRRASË NGA RRUGA; është bindur, ka ardhur, ka ndenjur, ka ikur, ka ardhur përsëri, ka ndenjur nëpër stola, është bërë pjesë e takimit;

JA KU E KENI, SHIHNI KAMERAT RRETH TAKIMIT, ËSHTË ARVINA, SHOQJA E SAJ, UNË QË E FTOJ TË VIJË NË TAKIM, SHOKËT E SAJ.

Unë kam marrë gjatë takimit 42-43 ankesa, shqetësime, halle personale dhe komunitare nga 38 banorë; nga e hëna nisen në institucione për përgjigje, zgjidhje që njerëzit presin; ARVINA I DËGJOI SA MUNDI QETËSISHT, PËR SHKAK SE AI QË E TUTELONTE NGA TELEFONI I SHKRUANTE PA PUSHIM.

Pranë orës 18.00 e humbi qetësinë dhe hyri në rol; nisi të shajë, të fyejë, madje deri te mallkojë njerëzit që ishin aty e që deri në atë moment, jo vetëm kishin treguar hallet, por edhe kishin shprehur pakënaqësi e kritika.

Kam reaguar unë disa herë, pastaj njerëz që ishin krejt të rastësishëm aty, për herë të parë, për shkak të takimit; ASKUSH NUK ËSHTË ZËNË, ASKUSH NUK E KA FYER E OFENDUAR; madje disa janë sjellë si PRINDËR me të, prindër të dashur, as të dhunshëm e as VRASËS – apo jo Arvina; dikush i dha çamçakëz për të bërë poca, dikush karamele për hapje fyti, dikush monedha për kafe, për t’u qetësuar.

ARVINA THA QË ISHTE PA PUNË, POR ARVINA ËSHTË NË PUNË, KËTË PUNË QË E BËN ÇDO DITË DHE KA TË ARDHURA PREJ SAJ.

Disa fjalë më shumë dje, një kor që në nisje, ma bëri pjesë të një OLIGARKU KËLLIRË, MË I MADHI SOT NË POLITIKË”, shkruan Braçe.