Kombëtarja hap sot në “Air Albania” fushatën e këtij sezoni të Ligës së Kombeve, ku synimi është një dhe i vetëm, ngjitja në ligën B.
Në 20:45 skuadra e trajnerit Rolando Maran zbret në fushën e blertë ndaj Bjellorusisë si favoritë për fitimin e ndeshjes.
Tekniku italian ka zgjedhur edhe 11-shen që zbret në fushën e blertë.
Në stol është ulur Mitaj që konsiderohej i paprekshëm.
Vendin e tij e merr Pilo, i cili ndodhet në mbrojtje me Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn. Rikthim me peshë është portieri Berisha në portë.
Seferi, Asllani, Ramadani, Muçi, Manaj dhe Hoxha plotësojnë pjesën tjetër të ekipit.
Formacionet zyrtare:
















