Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja shqiptare nis sonte një kapitull të ri në Ligën e Kombeve, me përballjen ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas pesë humbjeve radhazi, ndërsa ende nuk kanë gjetur golin nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran.
Italiani, i cili mori drejtimin e Kombëtares në maj pas largimit të Silvinjos, do të përjetojë sonte ndeshjen e tij të parë zyrtare në stolin kuqezi.
Përballë Shqipërisë do të jetë Bjellorusia, një skuadër që vjen në Tiranë në një moment pozitiv. Të besuarit e Viktor Goncharenkos kanë gjashtë ndeshje pa humbje, me tre fitore dhe tre barazime.
Pak minuta para ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve. Shqipëri-Bjellorusi do të transmetohet në ekranin e Tv Klan.
FORMACIONET ZYRTARE:



