Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar planin e ri 7-ditor të paraqitur nga Irani për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak, heqjen e bllokadës detare dhe rihapjen e ngushticës strategjike të Hormuzit.
Njoftimi vjen pasi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, bëri me dije gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se Teherani i kishte përcjellë Uashingtonit, përmes ndërmjetësve të Katarit, një udhërrëfyes për ndërprerjen e luftimeve.
Po çfarë përmbante propozimi 7-ditor i Teheranit?
Sipas detajeve të bëra publike nga diplomacia iraniane, plani parashikonte një kalim me faza, e cila niste me lirimin e aseteve dhe heqjen e bllokadës: SHBA duhet të hiqte bllokadën detare ndaj porteve iraniane, të lironte fondet e ngrira iraniane dhe të lehtësonte sanksionet mbi eksportin e naftës, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Në ditën e gjashtë të zbatimit të këtyre kushteve, Irani zotohej të rihapte plotësisht lundrimin detar në ngushticë, armëpushim rajonal dhe negociatat: Plani përfshinte ndërprerjen e luftimeve në të gjitha frontet rajonale, përfshirë Libanin, dhe nisjen e bisedimeve direkte SHBA-Iran në ditën e shtatë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Presidenti Trump deklaroi shkurtimisht se i shikonte me skepticizëm këto kushte dhe refuzoi marrëveshjen e ofruar.


