Lajmi i fundit

LIVE - Dita 119 e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Ramës

‘Rama jepe dorëheqjen’! Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 119-të të qëndresës

‘Rama jepe dorëheqjen’! Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 119-të të qëndresës

19:34, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët kanë dalë sot në ditën e 119-të të protestës kundër qeverisë dhe kreut të saj Edi Rama. Ata kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt Kryeministrisë ku dhe kanë vijuar fjalimet.

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së përditshme.

Si çdo pasdite pas grumbullimit në shesh nisen drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, për të vijuar me fjalimet para kryeminstrisë dhe më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë tubimeve të fundit janë përsëritur thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën”, “Shteti ka rënë”, “arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit.

Një tjetër thirrje e përsëritur gjatë marshimeve ka qenë “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, me protestuesit që kërkojnë pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare.

Gjatë protestave, qytetarët kanë kërkuar të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura, Paketa e Maleve dhe investimet strategjike, si dhe krijimi i një qeverie tranzitore për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të ndershme.

Po ashtu qytetarët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe marshimeve në kryeqytet. Sipas tyre, qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve dhe një kërkesë e parevokueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco