Punë edhe pas sezonit turistik në Durrës, 3 200 leje unike për punëmarrës të huaj në 8 muaj, 50% më shumë se vjet
Protesta e radhës kundër qeverisë po zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë, duke shënuar ditën e 119-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa një nga kërkesat kryesore të protestuesve vijon të jetë dorëheqja e Ramës.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke iu drejtuar godinës së Kryeministrisë, ku protesta vijoi me thirrje dhe fjalime.
Tubimet kundër qeverisë janë zhvilluar çdo ditë prej disa javësh, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Top Channel