“Llahtarisen” turistet: Taksisti vlonjat përplaset me kolegun se kujt i takonin pasagjerët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.09.2026, 19:50

Një skenë e pazakontë dhe e pakëndshme është filmuar së fundmi nga disa turiste të huaja gjatë qëndrimit të tyre në Vlorë.

Në një video të publikuar prej tyre në rrjetet sociale, shihet se si një taksist vlonjat është përfshirë në një debat të ashpër me një kolegun e tij, lidhur me të drejtën se kujt u takonin pasagjerët e huaj.

Përplasja verbale dhe tregimi i forcës mes dy drejtuesve të mjetit ka krijuar pakënaqësi dhe habi te turistët e ulur në sediljen e pasme, të cilët kanë xhiruar të gjithë ngjarjen mes të qeshurave të zbrazëta dhe hutimit nga situata e krijuar.

Pamjet janë përhapur me shpejtësi në rrjet, duke nxitur reagime dhe kritika mbi etikën e shërbimit ndaj turistëve dhe imazhin e mikpritjes në bregdetin shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit