Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

    Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

    Trump refuzon planin 7-ditor të Iranit për përfundimin e luftës: S’e pranoj propozimin e tyre

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor
    Ekonomi

    Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

    September 26, 2026
    Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

    Gratë vijojnë të kenë një peshë dukshëm më të ulët se burrat në pronësinë dhe drejtimin e bizneseve në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2025 vetëm 31.6% e ndërmarrjeve aktive në vend kishin pronare ose administratore gra.

    Hendeku është edhe më i theksuar në sektorët prodhues, ku vetëm 17.5% e ndërmarrjeve kishin në drejtim ose pronësi gra. Ndërsa në sektorin e shërbimeve, kjo shifër arrin në 33.9%. Në ndërmarrjet me 1 deri në 4 të punësuar, gratë përfaqësojnë 32.7% të pronareve ose administratoreve.

    Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë evidentojnë një diferencë të konsiderueshme. Nga 238,299 klientë të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, 76% janë burra dhe vetëm 24% gra.

    Në kategorinë “Pronar i Vetëm” janë rreth 68 mijë burra dhe 34 mijë gra, ndërsa te “Person Juridik” numërohen rreth 24 mijë burra kundrejt 7 mijë grave.

    170 mijë sipërmarrje mikro drejtohen nga burra

    Sipas Bankës së Shqipërisë, shumica e NVM-ve janë biznese mikro. Në këtë kategori janë 170,100 burra dhe 52,600 gra. Për bizneset e vogla shifrat janë 6,900 burra dhe 2,200 gra, ndërsa për bizneset e mesme 5,100 burra dhe 1,300 gra. Hendeku shfaqet edhe te depozitat bankare. 91,580 depozitues janë burra, ose 75.32% e totalit, ndërsa gratë janë 30,010, ose 24.68%.

    BSH dhe BERZH: “WE Finance Code Albania”

    Pikërisht në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë lançuar iniciativën “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”.

    Nisma synon të përmirësojë aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara ose në pronësi të grave, përmes mbledhjes dhe përdorimit më të mirë të të dhënave.

    Në pjesën e tretë të emisionit “Pro Business”, në fokus ishte pikërisht kjo nismë dhe sfidat me të cilat përballen gratë sipërmarrëse.

    Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në BERZH, theksoi pwr gazetarin Maksi Rama se gratë kanë të njëjtin nivel aspirate për sipërmarrje si burrat, por përballen me pengesa në aksesin në financim dhe burime të tjera.

    Sipas tij, “WE Finance Code” synon të kuptojë më mirë shkaqet e këtyre barrierave, duke bashkuar të dhëna nga regjistri i kredive, informacioni tatimor dhe burime të tjera. Malige nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes bankave, rregullatorit dhe institucioneve të tjera, duke theksuar se suksesi i projektit nuk lidhet vetëm me nënshkrimin e Kodit, por me përdorimin konkret të të dhënave dhe ndërmarrjen e veprimeve.

    Ahmetaj: Të dhënat janë thelbësore për vendimmarrjen

    Natasha Ahmetaj, Zëvendësguvernatore e Dytë e Bankës së Shqipërisë, theksoi se Banka Qendrore ka qenë pjesë e projektit që në fillim dhe se një nga nevojat kryesore ka qenë sigurimi i të dhënave të disagreguara sipas gjinisë.

    “Pa të dhëna nuk mund të ketë vendimmarrje të informuar dhe natyrisht efektive”, u shpreh Ahmetaj.

    Sipas saj, krijimi i një dashboard-i me të dhëna të detajuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do t’i japë sistemit financiar një pamje më të qartë mbi karakteristikat, nevojat dhe sfidat e bizneseve të drejtuara ose të zotëruara nga gratë.

    Ahmetaj theksoi se qëllimi i Bankës së Shqipërisë nuk është të orientojë kreditimin drejt një segmenti të caktuar, por të krijojë kushtet që sistemi financiar të jetë gjithëpërfshirës dhe t’u përgjigjet në mënyrë efektive nevojave të të gjithë sektorëve të ekonomisë.

    Në fokusin e saj ishte edhe nevoja që gratë dhe vajzat sipërmarrëse të rrisin besimin dhe ambicien për zgjerimin e bizneseve, duke shfrytëzuar edhe rrjetet profesionale si burim informacioni, përvoje dhe mundësish.

    “WE Finance Code Albania” synon kështu të kthejë të dhënat në një instrument për vendimmarrje më të mirë, produkte financiare më të përshtatura dhe akses më të gjerë në financim për gratë sipërmarrëse në Shqipëri.

    aktualitet Banka e Shqipërisë Barazia gjinore Bizneset biznesi shqiptar BSH ekonomi ekonomi shqiptare financa gra në biznes gratë në biznes gratë sipërmarrëse hendeku gjinor instat kredi për biznes lajme punësimi shqipëri sipërmarrëse gra sipërmarrja sipërmarrja femërore statistika tregu i punës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

    September 26, 2026

    Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

    September 26, 2026

    Trump refuzon planin 7-ditor të Iranit për përfundimin e luftës: S’e pranoj propozimin e tyre

    September 26, 2026

    Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri, nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.