MAGAZINË /

Shqipëri-Bjellorusi/ Berisha rikthehet në portë, Maran zgjedh formacionin

Trajneri Silvio Maran ka vendosur të luajë me skemën 4-2-3-1, ndërsa në portë do të jetë Etrit Berisha

Shkruar nga Versus

Shqipëri-Bjellorusi/ Berisha rikthehet në portë, Maran zgjedh

Është publikuar formacioni zyrtar i Kombëtares shqiptare për sfidën ndaj Bjellorusisë, e cila do të luhet sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Trajneri Silvio Maran ka vendosur të luajë me skemën 4-2-3-1, ndërsa në portë do të jetë Etrit Berisha. Gardiani kuqezi rikthehet mes shtyllave pas më shumë se dy vitesh.

Në repartin e mbrojtjes do të rreshtohen Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo, ndërsa në mesfushë do të luajnë Asllani dhe Ramadani.

Tre lojtarët pas sulmuesit do të jenë Hoxha, Muçi dhe Seferi, ndërsa në majë të sulmit do të pozicionohet Mamaj.

Formacioni i Shqipërisë:
Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Asllani, Ramadani; Hoxha, Muçi, Seferi; Mamaj.

Shqipëri-Bjellorusi/ Berisha rikthehet në portë, Maran zgjedh

Poll