Italia, Zaniolo nuk ia del mbanë, sulmuesi largohet nga grumbullimi i kombëtares

26/09/2026 20:31

Italia humbet shërbimin e Nicolo Zaniolos për ndeshjet e radhës së Nations League.

Sulmuesi i Udineses që iu bashkua skuadrës së Të Kaltërve me një problem muskular, nuk arriti dot të rikuperohej për të qenë në dispozicion të Roberto Mancinit për ndeshjet e radhës dhe u largua nga qendra stërvitore e skuadrës në Coverciano.

Nicolo Zaniolo do të kthehet në Udine për të vijuar procesin e rikuperimit pranë klubit të tij. Në fakt, shenjat e para që futbollisti nuk do t’ia dilte u panë gjatë paradites. Zaniolo nuk mori pjesë në stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës dhe iu nënshtrua një seance fizioterapiue

Italia do të luajë ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Turqisë së drejtuar nga Vincenzo Montella me Të Kaltrit që do të kërkojnë të harrojnë sa më shpejt të jetë e mundur humbjen e pësuar ndaj Belgjikës në mbrëmjen e së premtes.

Top Channel