Atmosferë në “Air Albania”, tifozët mbushin stadiumin para Shqipëri–Bjellorusi
Lajmifundit
/
26 September 2026, 20:45
Sport

Kur na ndajnë vetëm disa minuta nga nisja e sfidës Shqipëri-Bjellorusi, e vlefshme për Ligën e Kombeve, tashmë një pjesë e mirë e tifozëve që disponojnë një biletë për të parë ndeshjen janë futur brenda stadiumit “Air Albania”.
Pamjet e CNA tregojnë një numër të konsiderueshëm tifozësh kuqezi, teksa të shumtë janë ata që kanë ardhur nga jashtë vendit dhe nga gjithë trojet shqiptare.
Si përherë nuk mund të mungonin shqiptarët nga Kosova, por edhe nga diaspora.


