“Ambasadori i SHBA figurë politike”, Ceno: Trump do i ketë sytë nga Shqipëria
Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Enri Ceno, deklaroi në Review në Euronews Albania se emërimi i ambasadorit të ri të SHBA-së, Eric Wendt, sjell një ndikim dhe mbështetje më të fortë politike nga Uashingtoni.
Sipas tij, dërgimi i një figure me profil politik në një vend të vogël si Shqipëria tregon interesin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan për rajonin.
Sakqa, Ceno shtoi se diplomati Wendt vjen me një axhendë të qartë për të shtyrë përpara interesat gjeopolitike dhe ekonomike të SHBA-së.
“Ambasadori i ri sigurisht që do ketë një lloj impakti më të fortë për të ndikuar në ato që ka. Nëse ne i kthehemi pra dëgjesës që ambasadori ka patur përballë senatit amerikan, ne sigurisht mund të ndajmë disa pikat që janë interes i shtuar gjeopolitik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zonën e Ballkanit.
Në radhë të parë edhe interesin që kanë ato në lidhje me Shqipërinë, por sigurisht që ka një interes të shtuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Të zgjedhur drejtpërdrejt nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtyrë përpara në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat e tij. Dhe kryesisht këto ambasadorë janë përdorur për vende të rëndësishme, pra për vende si puna e Rusisë, si puna e Kinës, janë përdorur për Kombet e Bashkuara, për Bashkimin Europian, NATO-n, pra edhe për herë të parë kemi një ambasador politik në një vend të vogël si Shqipëria.
Ambasadori i akredituar tashmë në Tiranë do të ketë një mbështetje politike më të madhe sesa thjesht një supervizor i politikës dhe interesave amerikane në Shqipëri. Sigurisht ka një axhendë të mirëfilltë për arsyen pse vjen këtu në lidhje me Shqipërinë.
Ato janë të dukshme, pra janë publike përgjatë dëgjesës së tij në Senatin Amerikan. Ka interes që të ketë investitorë të shtuar amerikanë që të rrisin influencën e tyre në botën e financës, por edhe në aspektin politik në Shqipëri. Dihet, pra ata kanë interes në lidhje me aspektin energjetik, ata kanë interes në lidhje me zhvillimin e AI-it dhe të teknologjisë. Ata kanë interes të shtuar gjithashtu dhe në aspektin e industrisë së armatimeve dhe të asaj që quhet industria e mbrojtjes”, u shpreh ai.
Shqipëri–Bjellorusi, publikohet formacioni zyrtar i Kombëtares: Ja 11 lojtarët që zbresin në fushë
Dita e 119-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Trump hedh poshtë propozimin iranian për të hapur Hormuzin dhe për t’i dhënë fund luftimeve: Po humbasin shumë keq
- 20:14 Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi
- 20:03 Shqipëri–Bjellorusi, publikohet formacioni zyrtar i Kombëtares: Ja 11 lojtarët që zbresin në fushë
- 19:38 I dënuar për vrasjen e gruas, 49-vjeçari gjendet i pajetë në burgun e Reçit
- 19:24 Dita e 119-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:21 Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
- 19:10 Përfshihet nga flakët autobusi në hyrje të Tunelit të Krrabës, digjet plotësisht (VIDEO)