Pas fjalimeve para Kryeministrisë, ashtu si çdo natë ishte radha e marshimit në rrugët e Tiranës në ditën e 119-të të revoltave qytetare kundër qeverisë Rama.
Protestuesit kërkojnë në kor dhe me pankarta vënien para drejtësisë të kryeminsitrit Rama dhe Belinda Ballukut.
Ata bën thirrje për dorëheqjen e Ramës, ndërkohë që kërkojnë me ngulm rënien e sistemit aktual politik të mbushur me skandale dhe afera, ku më e fundit ishte ajo e AKSHI-t dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.













