web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LIVE Shqipëri-Bjellorusi, gjithçka në kohë reale

26 Shtator 2026, 20:46, Sport CNA

LIVE Shqipëri-Bjellorusi, gjithçka në kohë reale

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Shqipëria përballet me Bjellorusinë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Kuqezinjtë vijnë pas pesë humbjeve radhazi dhe Rolando Maran kërkon fitoren e parë në drejtimin e Kombëtares. Një tjetër humbje do të barazonte serinë më negative të Shqipërisë që prej vitit 1997.

Kuqezinjtë kanë shënuar vetëm në një nga pesë ndeshjet e fundit dhe në Tiranë kanë humbur tri takimet e fundit pa shënuar gol.

Bjellorusia, në krahun tjetër, është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit, me tri fitore dhe tri barazime, ndërsa katër prej këtyre takimeve janë zhvilluar nën drejtimin e Viktor Gonsharenkos.


LIVE SHQIPËRI-BJELLORUSI 2-0


KOMENTI LIVE

63’- Iluzione goli për Shqipërinë. Shtylla shpëton bjellorusët, pas një krosimi të Asllanit në zonë.

56’- E pabesueshme çfarë ka humbur Taulant Seferi. Asllani e nxjerr sulmuesin të vetëm me portierin, por gabon gjithçka. Gjuajtja e Seferit ndalet pa shumë probleme nga Lapoukhov.

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

46’- GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0! Asist perfekt nga Elseid Hysaj, i cili shfrytëzohet nga Ernest Muçi në zonë që dyfishon shifrat për Shqipërinë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

44’- Shkelje e rëndë ndaj Asllanit në mesfushë, ndëshkohet me karton të verdhë Malashevich.

38’- Mundësi e artë për Shqipërinë për të dyfishuar. Manaj merr një top në afërsi të zonës, por përballë portierit gjuan jashtë.

34’- GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Nuk gabon Kristjan Asllani i cili shënon nga penalltia dhe zhbllokon takimin.

32’- Penallti për Shqipërinë. Ndërhyrje e rrezikshme me takë ndaj Gjimshitit dhe arbitri akordon 11 metërsh.

27’- Shqipëria shpërdoron një rast të mirë. Muçi dhe Seferi nuk kuptohen mes tyre, duke humbur topin pranë zonës kundërshtare.

15’- Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Taulant Seferi provon me kokë pas krosimit të Muçit, por gjuajtja ndalet nga një prej mbrojtësve.

5’- Pranë golit Shqipëria. Rey Manaj provon nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi transversë.

3’- Drithërima te porta e Etrit Berishës, me bjellorusët që i afrohen golit.

Starton sfida!





Lajmet e fundit nga