LIVE Shqipëri-Bjellorusi/ Nis sfida në “Air Albania”, Kombëtarja kërkon triumfin pas pesë humbjeve radhazi
Kombëtarja e Kosovës udhëtoi këtë të shtunë udhëtoi drejt Vjenës për të zhvilluar ndeshjen e dytë në këtë edicion të Nations League, me skuadrën dardane që shkon pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Irlandës.
Trajneri Franco Foda në konferencën për shtyp përpara ndeshjes theksoi se objektivi kryesor është kualifikimi për në Euro 2028 dhe jo thjesht ngjitja në Ligën A
‘Do të jem i kënaqur nëse ndeshja do të shkojë mirë. Në fund të ditës, do të shohim se çfarë po ndodhë. Me rëndësi është të luajmë me vetëbesim, e njohim Austrinë. Janë favoritë, por kjo nuk do të thotë ta ulim vetën.Synimi im është Kampionati Evropian 2028, ky ka qenë objektivi nga dita ime e parë-tha trajneri i Dardanëve.
Më pas Foda theksoi se skuadra e tij e ka analizuar Austrinë edhe është e vetëdijshme për mënyrën sesi luan ajo.
‘E kemi analizuar lojën e tyre. I njoh disa lojtarë që kanë luajtur kur isha unë. E di çfarë na pret. Austria luan në mënyrë agresive, bën presion të lartë, prandaj duhet të bëjmë kundërpresion. Ne jemi të përgatitur, por në fushë do të vendosin detajet-tha Foda
Sfida mes Austrisë do të zhvillohet në orën 18:00 të kësaj të diele dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.
Top Channel