Rama prej disa ditësh ndodhet në SHBA dhe në një takim me komunitetin shqiptar përtej Atlantikut u shpreh: “Faleminderit për mikpritjen. Të them të drejtën kur na thanë mbrëmë se një stuhi e madhe po vinte menduam se do të ishte pengesë që të mblidheshit këtu, ju jo vetëm u mblodhët, por ndaluat edhe stuhinë nga ajo që parashikohej. Më vjen mirë që jam këtu, ku thonë se është i vetmi vend në botë, ku mund të gjedh Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Rusveltin pranë njëri-tjetrit.