LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare"/ Rama për protestën në SHBA: U ndjeva si në Tiranë, njëri kishte ardhur nga Britania për të më gjuajtur me vezë

• Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York. • Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama foli për protestën në SHBA, projektin e Sazanit dhe Zvërecit si dhe diasporën shqiptare dhe marrëdhënien me të. • Në lidhje me këtë të fundit, Rama u shpreh se gjatë dekadës së fundit janë krijuar ura të reja bashkëpunimi në investime, ekonomi dhe rikthimin e shqiptarëve në vendlindje. • Lideri i qeverisë argumentoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe diasporës ka kaluar nga mbështetja financiare e familjeve drejt një partneriteti më të gjerë. • Kryeministri bëri me dije se ka nisur krijimi i regjistrit kombëtar të diasporës, për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë në Shqipëri. • Duke folur për protestën e qytetarëve shqiptarë në SHBA, ku ata e qëlluan me vezë, ai tha me ironi se një prej personave që mori pjesë në protestë kishte ardhur nga Britania për t’i hedhur vezë, duke shtuar se kjo situatë e bëri të ndihej si në Tiranë. • Më tej, ai u ndal edhe tek "Paketa e Maleve", për të cilën tha se është hartuar për të zgjidhur problematikën e ndarjes së pronave në male dhe për t’u dhënë mundësi pronarëve të zhvillojnë pronat e tyre. • Rama foli sërish për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, duke i cilësuar si projekte të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare. • Gjatë fjalës se tij në një takim me komunitetin shqiptar ai tha se Shqipëria po synon turizmin e vlerës, me qëllim sjelljen e më shumë përfitimeve ekonomike për popullin shqiptar. • Rama deklaroi se vetëm projekti në Zvërnec parashikohet të sjellë mbi 4 miliardë euro, duke theksuar se ekonomia shqiptare është rreth 27 miliardë euro. • Më tej, ai theksoi se qeveria po studion edhe dëmin që këto projekte mund të sjellin në mjedis, duke hartuar një studim të plotë mbi risqet reale.

4 artikuj për këtë temë.

14 MINUTA ME PARE

"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare

"Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm
Edi Rama

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sërish për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, duke i cilësuar si projekte të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare. Gjatë fjalës se tij në një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New Jork, Rama tha se Shqipëria po synon turizmin e vlerës, me qëllim sjelljen e më shumë përfitimeve ekonomike për popullin shqiptar.

Rama deklaroi se vetëm projekti në Zvërnec parashikohet të sjellë mbi 4 miliardë euro, duke theksuar se ekonomia shqiptare është rreth 27 miliardë euro. Më tej, ai theksoi se qeveria po studion edhe dëmin që këto projekte mund të sjellin në mjedis, duke hartuar një studim të plotë mbi risqet reale.

Edi Rama: Këtë synim ka projekti i shumëdiskutuar, projekti i famshëm, por edhe fatkeq për fat të keq, si rezultat i shumë gënjeshtrave, manipulimeve, denigrimeve. Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, një projekt që sjell vetëm në Zvërnec më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që në totalin e vet është 27 miliardë euro. Një projekt i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Është jashtëzakonisht delikat edhe në aspektin e ekuilibrit për mjedisin, prandaj ne po punojmë shumë për të pasur një studim për ndikimin dhe risqet në mjedis. Risqet reale dhe jo ato që prodhohen në rrjetet sociale nga sharlatanët e manipulatorët. Shpresoj që kur të vini në Shqipëri, kryepolici të na japë mundësi që të takohemi. Para se të vija këtu, më mori në telefon Dritani nga Mali i Zi, ish-kryeministri dhe miku im i shtrenjtë, i vetmi qytetar i botës në Ballkan, i cili më tha ‘shiko se atje ku po shkon, te ajo dallga shqiptare, ke edhe disa shkumë nga Ulqini. Kështu që shumë faleminderit./Dosja.al

24 MINUTA ME PARE

“Besoj se keni dëgjuar të mirat dhe të këqijat për paketën e maleve"/ Rama u prezanton shqiptarëve në New York nismën e re: Është bërë për të gjithë ju

"Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm
Edi Rama

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, ai foli për paketën e maleve duke hedhur poshtë akuzat se është krijuar për përfitime të paligjshme nga pronat në zonat malore. Ai deklaroi se kjo nismë është hartuar për të zgjidhur problematikën e ndarjes së pronave në male dhe për t’u dhënë mundësi pronarëve të zhvillojnë pronat e tyre.

“Besoj se keni dëgjuar të mirat dhe të këqijat për paketën e maleve, që ju thonë se është bërë për të vjedhur, por në të vërtetë paketa e maleve është bërë për të gjithë ju. Është ekskluzivisht për të adresuar një problematikë të ligjit, i cili nuk e ka zgjidhur dot çështjen e ndarjeve të pronave në male. Paketa e maleve u jep mundësinë gjithkujt, që të paraqitet në bashkinë përkatëse, për të zhvilluar pronën e vet. Unë gjithmonë e kam besuar, që pavarësisht se turizmi në Shqipëri identifikohet me detin, por momenti që Shqipëria do të ngrihet në lartësinë e vet, do të jetë momenti kur malet të ngrihen në lartësinë e vet. Prandaj qëndrova te paketa e maleve për t’iu siguruar që paketa e maleve është bërë për ata që kanë pronën atje dhe për askënd investitor tjetër.”, u shpreh ai./Dosja.al

29 MINUTA ME PARE

“U ndjeva si në Tiranë”/ Rama për protestën në SHBA: Njëri kishte ardhur nga Britania për të më gjuajtur me vezë

"Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm
Edi Rama

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama foli edhe për protestën e qytetarëve shqiptarë në SHBA, ku ata e qëlluan me vezë.

Në lidhje me këtë ai tha me ironi se një prej personave që mori pjesë në protestë kishte ardhur nga Britania për t’i hedhur vezë, duke shtuar se kjo situatë e bëri të ndihej si në Tiranë. Rama u ndal edhe te marrëdhënia me diasporën shqiptare, duke vlerësuar kontributin e emigrantëve për familjet dhe ekonominë e vendit.

Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë argumentoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe diasporës ka kaluar nga mbështetja financiare e familjeve drejt një partneriteti më të gjerë. Kjo përfshin sipas tij, investimet, angazhimin dhe rikthimin e shqiptarëve në vendlindje.

Edi Rama: Faleminderit për mikpritjen. Të them të drejtën kur na thanë mbrëmë se një stuhi e madhe po vinte menduam se do të ishte pengesë që të mblidheshit këtu, ju jo vetëm u mblodhët, por ndaluat edhe stuhinë nga ajo që parashikohej. Më vjen mirë që jam këtu, ku thonë se është i vetmi vend në botë, ku mund të gjedh Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Rusveltin pranë njëri-tjetrit.

Jemi në Amerikë, por ky është një territor i pushtuar jozyrtarisht nga shqiptarët. Jemi këtu për të ndarë disa gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Këtu në Staten Irelant në 2015-ën unë isha në një darkë së bashku me Hashim Thaçin dhe këtu diskutuam për samitin e parë të Diasporës në Tiranë dhe ishim bashkë me Thaçin. Një dekadë pas samitit kanë ndodhur shumë gjëra.

Çdo gjë lidhej me dërgesat që shqiptarët dërgonin për të mbajtur familjen, por tashmë shumëçka ndodh dhe janë ndërtuar ura me interesa, interesa, investime dhe rikthime shqiptarësh në tokën amë. Në këto vite ka një fakt të jashtëzakonshëm që e vendos çdo emigrant në një piedestal të posaçëm. Çdo familje shqiptarë ka përfituar nga dërgesat financiare të disasporës, ku 9 nga 10 shqiptarë, kanë ndërtuar çati mbi kokë, janë shkollar apo kanë përmirësuar jetën falë çdo të afërmi në diasporë.

Ky është një nder i madh që e mbulon me lavdi diasporën. Por siç e thashë nuk jemi më në fazën që diaspora jepte dhe Shqipëria vetëm merrte, por jemi në një lidhje dhe partneritet të fortë, që ka hyrë në rrugëqn e një zhvillimi dhe ku sot kemi organe të një trupi të ri që kemi ndërtuar. Institucionet e diasprës, këshillet, agjencitë dhe samitet që ndihmojnë për angazhime të ndryshme.

Po krijojmë një regjistër kombëtar të diasporës si një dritare për ata që duan të investojnë sadopak në Shqipëri. Organicitet ishin edhe vezët që më hodhën mua para pak netësh, duke treguar se ajo çka ndodh në Shqipëri i ka integruar shqiptarët. Një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Britania përtë hedhur vezë,. Shpresoj të ketë kaluar mirë me policinë e Neë Yorkut.

Pastaj në trupën e angazhuar kryesor ishte një shqiptar që punonte këtu. Falë kësaj ndërlidhjeje mes Shqipërisë dhe diasporës, u ndodha fiks si në Shqipëri, me protesta dhe me plot shqiptarë. U prita me një tortë rozë me dy flamingo sipër dhe u ndjeva shumë mirë.

Nuk vuajmë më faktin që kafshët e natyra vritet dhe nuk merret më njeri me të, por kafshët dhe natyra mbrohen dhe njerëzit shqetësohen. Ka ardhur koha kur Shqipëria thotë se ka edhe më mirë dhe është e vërtetë që ne së bashku mund të bëjmë çdo ditë e më mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kur pa që mu hodhën ca vezë erdhi me vrap kryepolici i Shqipërisë, Pjerin Ndreu. Një nga kryetarët më të mirë të bashkive, që vuan edhe nga fakti që Lezha nuk bëhet kryeqytet, më la porosi të them diçka për lezhjanët sepse ka të tillë në sallë. Jeni me fat që e keni./Dosja.al

36 MINUTA ME PARE

Rama takim me shqiptarët në New York: Kemi nisur të krijojmë regjistrin kombëtar të diasporës

"Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm
Edi Rama

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama u shpreh se lidhja mes Shqipërisë dhe diasporës ka hyrë në një fazë të re partneriteti.

Në lidhje me këtë, ai tha se gjatë dekadës së fundit janë krijuar ura të reja bashkëpunimi në investime, ekonomi dhe rikthimin e shqiptarëve në vendlindje. Lideri i qeverisë bëri me dije se ka nisur krijimi i regjistrit kombëtar të diasporës, për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë në Shqipëri.

Edi Rama: Pavarësisht se jemi në Amerikë, ky është një territor jo zyrtarisht i pushtuar nga Shqiptarët. Jemi këtu për të ndarë disa gjëra që kanë ndodhur këto vite. Në vitin 2015, unë isha këtu në një darkë shqiptarët i ftuar bashkë me Hashim Thaçin dhe në atë darkë u diktua ideja e samitit të diasporës, që u bë në Tiranë.

10 vjet prej atij samiti, kanë ndodhur plot gjëra pozitive. Lidhje me diasporën, është kthyer një lidhje ku shumëçka tjetër ndodh dhe janë ngritur ura mbi të cilat kalojnë interesa, investime dhe shumë rikthim shqiptarët në tokën mëmë, qoftë për të bashkëfinancuar me miq e të afërm për projekte të ndryshme, qoftë edhe për të qëndruar në Shqipëri. 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën një herë nga dërgesat financiare të diasporës. Ky është një nder i madh që do e mbulojë me lavdi diasporën shqiptare.

Nuk jemi më në atë fazën ku diaspora jepte dhe Shqipëria merrte, por jemi në atë fazë ku diaspora është një lidhje më e fortë dhe në partneritet. Sot kemi organe të një trupi krejt të ri për diasporën. Nga samitet shqiptare dolëm në strategjinë e diasporës 2030, e cila ka qeverisjen, ekonominë dhe inovacionin, si dhe gjuhën e kulturën për diasporën. Kemi nisur të krijojmë regjistrin kombëtar të diasporës, për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë sado pak, apo shumë në Shqipëri./Dosja.al

Sondazh

Poll

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel