26 Shtator 2026, 20:46
Nga E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sërish për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, duke i cilësuar si projekte të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare. Gjatë fjalës se tij në një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New Jork, Rama tha se Shqipëria po synon turizmin e vlerës, me qëllim sjelljen e më shumë përfitimeve ekonomike për popullin shqiptar.
Rama deklaroi se vetëm projekti në Zvërnec parashikohet të sjellë mbi 4 miliardë euro, duke theksuar se ekonomia shqiptare është rreth 27 miliardë euro. Më tej, ai theksoi se qeveria po studion edhe dëmin që këto projekte mund të sjellin në mjedis, duke hartuar një studim të plotë mbi risqet reale.
Rama iu përgjigj ashpër kritikëve të projektit, duke kundërshtuar pretendimet që qarkullojnë në rrjetet sociale. Ai i cilësoi këto pretendime si të prodhuara nga “sharlatanët dhe manipuluesit”.
Edi Rama: Këtë synim ka projekti i shumëdiskutuar, projekti i famshëm, por edhe fatkeq për fat të keq, si rezultat i shumë gënjeshtrave, manipulimeve, denigrimeve. Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, një projekt që sjell vetëm në Zvërnec më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që në totalin e vet është 27 miliardë euro. Një projekt i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Është jashtëzakonisht delikat edhe në aspektin e ekuilibrit për mjedisin, prandaj ne po punojmë shumë për të pasur një studim për ndikimin dhe risqet në mjedis. Risqet reale dhe jo ato që prodhohen në rrjetet sociale nga sharlatanët e manipulatorët. Shpresoj që kur të vini në Shqipëri, kryepolici të na japë mundësi që të takohemi. Para se të vija këtu, më mori në telefon Dritani nga Mali i Zi, ish-kryeministri dhe miku im i shtrenjtë, i vetmi qytetar i botës në Ballkan, i cili më tha ‘shiko se atje ku po shkon, te ajo dallga shqiptare, ke edhe disa shkumë nga Ulqini. Kështu që shumë faleminderit./Dosja.al
edi rama
Politike
26 Shtator 2026, 20:44
I.A
Saimir Tahiri
TIRANA- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar rikthimin e tij në publik pas një periudhe të gjat&...
Politike
26 Shtator 2026, 20:37
G.M
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, N...
Politike
26 Shtator 2026, 20:31
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Isla...
Politike
26 Shtator 2026, 20:25
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Isla...
Politike
26 Shtator 2026, 17:40
E.d
Ina Zhupa
SARANDA- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për rrethin e Sarandës, deputetja Ina Zhupa, ka bërë të ditur ni...
Politike
26 Shtator 2026, 17:30
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka kritikuar mungesën e përmendjes së gjyqit ndaj ish-...
Politike
26 Shtator 2026, 16:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kus...
Politike
26 Shtator 2026, 16:33
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e përdor Kosovën për...
Politike
26 Shtator 2026, 12:52
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme nisjen e detyrës së ambasadorit të r...
Politike
26 Shtator 2026, 15:12
G.M
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit të mbajtur në shkurt të vitit 2026.
...