Mbappe në dyshim për El Clasicon, Real Madridi zbulon diagnozën e dëmtimit

Kylian Mbappe është kthyer në Madrid pasi u largua nga grumbullimi i Francës. Sulmuesi iu nënshtrua të shtunën kontrolleve të para mjekësore në qendrën stërvitore të Real Madridit, në Valdebebas.

Klubi spanjoll njoftoi se 27-vjeçari ka pësuar hiperzgjatje të gjurit të majtë dhe se situata e tij do të vlerësohet me kujdes në ditët në vijim.

Të lidhura

None found

“Pas ekzaminimeve të kryera sot nga stafi mjekësor i Real Madridit ndaj lojtarit tonë Kylian Mbappe, është diagnostikuar një hiperzgjatje e kapsulës së pasme të gjurit të majtë. Gjendja e tij do të monitorohet nga afër”, bëri të ditur klubi përmes njoftimit zyrtar.

Dëmtimi ndodhi pak minuta pasi Mbappe realizoi golin e vetëm të Francës në suksesin 1-0 ndaj Turqisë, ndeshje që shënoi edhe debutimin e Zinedine Zidane si trajner i “Les Bleus”.

Kapiteni i Francës u largua nga loja pasi ndjeu shqetësime në gju.

Real Madridi nuk ka përcaktuar ende një datë për rikthimin e sulmuesit, ndërsa raportimet e mediave spanjolle sugjerojnë se ai mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy javë.


Shtuar më 26.09.2026 21:03

sultanbeyli escortJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibomjojobetsekabetcasibom