POLITIKË /

“Keni dëgjuar se Paketa e Maleve është bërë për të vjedhur”, Rama në SHBA fton shqiptarët të investojnë: Është për të gjithë ju!

Rama kërkoi që shqiptarët e Diasporës të investojnë në tokat e pronat e tyre pasi kjo nismë është bërë për ata.

Shkruar nga Versus

“Keni dëgjuar se Paketa e Maleve është bërë

Një ndër nismat e qeverisë më të përfolura, “Paketa e Maleve”, u prezantua mbrëmjen e sotme gjatë një takimit me komunitetin shqiptar në SHBA, nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ai, duke iu drejtuar Diasporës, përmendi akuzat e protestuesve dhe opozitës në Tiranë se paketa ka për qëllim të vjedhë pronat e shqiptarëve.

“Besoj se keni dëgjuar të mirat dhe të këqijat për paketën e maleve, që ju thonë se është bërë për të vjedhur, por në të vërtetë paketa e maleve është bërë për të gjithë ju. Është ekskluzivisht për të adresuar një problematikë të ligjit, i cili nuk e ka zgjidhur dot çështjen e ndarjeve të pronave në male”, u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, Rama kërkoi që shqiptarët e Diasporës të investojnë në tokat e pronat e tyre pasi kjo nismë është bërë për ata.

“Paketa e maleve u jep mundësinë gjithkujt, që të paraqitet në bashkinë përkatëse, për të zhvilluar pronën e vet. Unë gjithmonë e kam besuar, që pavarësisht se turizmi në Shqipëri identifikohet me detin, por momenti që Shqipëria do të ngrihet në lartësinë e vet, do të jetë momenti kur malet të ngrihen në lartësinë e vet. Prandaj qëndrova te paketa e maleve për t’iu siguruar që paketa e maleve është bërë për ata që kanë pronën atje dhe për askënd investitor tjetër”, tha Rama./Versus.al

Poll