BOTA /

Lavrov akuza Evropës në OKB: Po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën

Lavrov akuzoi gjithashtu Perëndimin se po furnizon Ukrainën me armë dhe po ndihmon Kievin në sulmet me dronë dhe raketa ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.

Shkruar nga Versus

Lavrov akuza Evropës në OKB: Po bllokon bisedimet e paqes me

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka akuzuar vendet europiane se po bëjnë “gjithçka që munden” për të penguar perspektivën e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Lavrov akuzoi gjithashtu Perëndimin se po furnizon Ukrainën me armë dhe po ndihmon Kievin në sulmet me dronë dhe raketa ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.

“Perëndimi aspiron t’i shkaktojë një disfatë strategjike Rusisë, por këto aspirata do të rezultojnë në një rrugë pa krye strategjike për luftënxitësit”, deklaroi Lavrov.

Sa i përket Lindjes së Mesme, ministri rus tha se kishte ardhur koha për të zgjidhur “çështjen kryesore” të rajonit përmes krijimit të një shteti palestinez, duke iu referuar vendimeve të Kombeve të Bashkuara.

Lavrov foli edhe për Venezuelën, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, ndërsa e cilësoi si “të papranueshëm” përdorimin e forcës që çoi në vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Në fjalën e tij, Lavrov u ndal edhe te inteligjenca artificiale. Ai deklaroi se Rusia mbështet nismën e Kinës për krijimin e një organizate globale për bashkëpunim në këtë fushë./Versus.al

Poll