Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Marre ju qoftë”, motra e Gjestit revoltohet ndaj publikimeve për vëllain

    Rama nga New York: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare! 

    Shqipëria e 8-ta në botë për importet e dronëve ushtarakë, për vitet 2022-2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama nga New York: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare! 
    Kryesore

    Rama nga New York: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare! 

    September 26, 2026
    Rama nga New York: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare!

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New Jork.

    Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se Shqipëria po synon turizmin e vlerës, me qëllim sjelljen e më shumë përfitimeve ekonomike për popullin shqiptar.

    Rama përmendi edhe investimet që pritet të realizohen në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës, ku tha se vetëm në Zvërnec do të investohen 4 miliardë euro, një shumë që sipas kryeministrit është tepër e lartë për ekonominë shqiptare.

    Ai shtoi se Qeveria po studion edhe dëmin që këto projekte mund të sjellin në mjedis, duke hartuar një studim të plotë mbi risqet reale.

    “Këtë synim ka projekti i shumëdiskutuar, projekti i famshëm, por edhe fatkeq për fat të keq, si rezultat i shumë gënjeshtrave, manipulimeve, denigrimeve. Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, një projekt që sjell vetëm në Zvërnec më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që në totalin e vet është 27 miliardë euro. Një projekt i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Është jashtëzakonisht delikat edhe në aspektin e ekuilibrit për mjedisin, prandaj ne po punojmë shumë për të pasur një studim për ndikimin dhe risqet në mjedis. Risqet reale dhe jo ato që prodhohen në rrjetet sociale nga sharlatanët e manipulatorët. Shpresoj që kur të vini në Shqipëri, kryepolici të na japë mundësi që të takohemi. Para se të vija këtu, më mori në telefon Dritani nga Mali i Zi, ish-kryeministri dhe miku im i shtrenjtë, i vetmi qytetar i botës në Ballkan, i cili më tha ‘shiko se atje ku po shkon, te ajo dallga shqiptare, ke edhe disa shkumë nga Ulqini. Kështu që shumë faleminderit”, tha mes të tjerash Rama.

    aktualitet diaspora Edi rama ekonomi ekonomi shqiptare investime investime strategjike ishulli i Sazanit komuniteti shqiptar lajme New York projekti i Sazanit projekti i Zvërnecit Qeveria shqiptare rama Riviera shqiptare Sazan shqipëri turizëm turizmi në Shqipëri Vlorë zhvillim ekonomik Zvërnec
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Marre ju qoftë”, motra e Gjestit revoltohet ndaj publikimeve për vëllain

    September 26, 2026

    Rama nga New York: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare! 

    September 26, 2026

    Shqipëria e 8-ta në botë për importet e dronëve ushtarakë, për vitet 2022-2025

    September 26, 2026

    Rama takim me komunitetin shqiptar në New York: Kemi nisur krijimin e regjistrit Kombëtar të Diasporës

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.