Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri që fotografoi anijen “Vlora” në eksodin e vitit 1991

Fotoreporteri Luca Turi, i cili fiksoi me aparatin e tij mbërritjen e anijes “Vlora” në Bari më 8 gusht 1991, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Në bord ndodheshin rreth 20 mijë shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar drejt Italisë.

Të lidhura

None found

Me origjinë nga Bari, Turi ia kushtoi rreth 50 vite të karrierës dokumentimit të zhvillimeve më të rëndësishme në qytet dhe në rajonin e Pulias. Ai ka punuar gjithashtu si fotoreporter i agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Varrimi i tij do të mbahet të hënën në kishën San Rocco në Bari.

Kryetari i Bashkisë së Barit, Vito Leccese, e përshkroi Luca Turin si një fotograf të madh dhe si një dëshmitar të pazëvendësueshëm të historisë së afërt të Barit dhe Pulias.

“Me ndarjen nga jeta të Luca Turit, komuniteti ynë humbet një fotograf të madh dhe një dëshmitar autentik të historisë së fundit të Barit dhe Pulias. Luca tregoi gjithmonë një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar dhe përcjellë ngjarjet, duke ia dorëzuar kujtesës kolektive me forcën dhe qartësinë e vështrimit të tij”, tha Leccese.

Mes punëve më të rëndësishme të fotoreporterit, kryebashkiaku veçoi serinë e imazheve nga ardhja e anijes “Vlora” në portin e Barit më 8 gusht 1991. Ngjarja, që lidhet me një nga episodet më të mëdha të emigracionit shqiptar drejt Italisë, u dokumentua nga Turi me fotografi që kanë mbetur në kujtesën kolektive.

“Fotografitë e tij mbeten të skalitura në zemrat e të gjithëve ne. Dëshmi për këtë janë imazhet e paharrueshme të mbërritjes së anijes ‘Vlora’ në vitin 1991, të cilat përjetësuan një tragjedi të madhe njerëzore dhe e bënë Barin një qytet të hapur ndaj Mesdheut”, u shpreh Leccese.

Gjatë karrierës së tij, Turi pasqyroi ndryshimet, dramat dhe shpresat e territorit, duke ushtruar profesionin me guxim, pavarësi dhe respekt të thellë për të vërtetën, sipas kryebashkiakut.

“Vështrimi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e identitetit dhe trashëgimisë qytetare të qytetit tonë. Mirupafshim Luca, ti ishe imazhi përtej fjalës, syri i Barit drejt botës dhe kujtesa e një komuniteti që sot të përcjell me mirënjohje”, përfundoi kryetari i Bashkisë së Barit.


Shtuar më 26.09.2026 21:21

sultanbeyli escortJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibomjojobetsekabetcasibom