E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 56 minuta më parë
Kronikë

Tragjedia në Athinë ku humbën jetën tre shqiptarë, reagon Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për tragjedinë që ndodhi ditën e sotme në Greqi, ku humbën jetën 6 persona, mes tyre tre shqiptarë.

Në reagimin e saj, ministria u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas shpërthimit tragjik të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën 6 persona, 3 prej të cilëve shqiptarë.

Ministria e Jashtme ka shkruar se qëndron në solidaritet të plotë me familjet e prekura, me fqinjët grekë dhe popullin amerikan, pasi njëri prej viktimave ishte me shtetësi amerikane.

Regimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave. U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në pikëllimin e tyre dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë. Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.