Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar edhe një herë për rreziqet që paraqet zhvillimi i pakontrolluar i Inteligjencës Artificiale.

“IA është sigurisht mjaftueshëm e fuqishme për të nxitur ngjarje që, siç e dini, rezultojnë në një miliard vdekje”, tha Gates në një intervistë me NBC News.

Ai u bëri thirrje autoriteteve amerikane të miratojnë legjislacionin e duhur dhe të përfshijnë agjencitë e zbatimit të ligjit e politikëbërësit në mbikëqyrjen dhe monitorimin e zhvillimit të teknologjisë.

Bill Gates propozoi gjithashtu vendosjen e taksave të reja mbi inteligjencën artificiale, pasi teknologjia zëvendëson gjithnjë e më shumë punëtorët njerëzorë.