Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka surprizuar me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, Tahiri shkruan:
“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë!”, shkruan Tahiri.
Tahiri duket me një kast xhirimi, duke “bërë prova”, në atë që ngjan ose me një skenë filmi, ose me një prapaskenë interviste.
Duket se ish-ministri ka vendosur që jetën e tij dhe rrjedhën e saj ta rrëfejë në një mënyrë krejt ndryshe, për të cilën thotë se shumë shpejt do të mund ta shohim.
