Shqipëria dhe Bjellorusia do përballen në kuadër të Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët.

Trajneri i kuqezinjve, Maran do luajë me më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme.

Në stol është ulur Mitaj që konsiderohej i paprekshëm. Vendin e tij e merr Pilo, i cili ndodhet në mbrojtje me Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn. Rikthim me peshë është portieri Berisha në portë.

Seferi, Asllani, Ramadani, Muçi, Manaj dhe Hoxha plotësojnë pjesën tjetër të ekipit.

Ndeshja nis në orën 20.45 dhe do të gjykohet nga arbitri anglez Barrott.

FORMACIONET ZYRTARE

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, ja FORMACIONET ZYRTARE