POLITIKË /

“Zvërneci dhe Sazani, projekte të jashtëzakonshme”, Rama: Po studiojmë rrisqet reale në mjedis, jo ato që prodhohen në rrjete sociale

Duke iu referuar projektit në Zvërnec, kryeministri deklaroi se ai parashikohet të sjellë më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që, sipas tij, është rreth 27 miliardë euro.

Shkruar nga Versus

“Zvërneci dhe Sazani, projekte të jashtëzakonshme”,

Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës në takimin me shqiptarët e Staten Island, dhe për projektet turistike në Sazan dhe Zvërnec, duke i cilësuar ato si investime me rëndësi për ekonominë shqiptare.

 Rama tha se synimi është kalimi drejt një turizmi me më shumë vlerë ekonomike, që sipas tij do të sjellë më shumë të ardhura për vendin.

Duke iu referuar projektit në Zvërnec, kryeministri deklaroi se ai parashikohet të sjellë më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që, sipas tij, është rreth 27 miliardë euro.

“Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, një projekt që sjell vetëm në Zvërnec më shumë se 4 miliardë euro, në një ekonomi që në totalin e vet është 27 miliardë euro. Një projekt i jashtëzakonshëm për Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se zhvillimet janë delikate edhe për shkak të ndikimit të mundshëm në mjedis. Ai tha se po përgatitet një studim për të vlerësuar ndikimin dhe risqet mjedisore të projektit.

“Po punojmë shumë për të pasur një studim për ndikimin dhe risqet në mjedis. Risqet reale dhe jo ato që prodhohen në rrjetet sociale”, deklaroi Rama./Versus.al

Poll