Irani ka zhvendosur një pjesë të kapaciteteve të tij strategjike ushtarake në struktura nëntokësore, në një përpjekje për të mbrojtur aftësitë mbrojtëse dhe prodhimin e armëve nga sulmet e mundshme. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, i cili tha se vendosja e këtyre kapaciteteve nën tokë synon gjithashtu të pengojë kundërshtarët të kenë një panoramë të plotë të fuqisë ushtarake iraniane.