Mbahet sot protesta e 119-të kundër qeverisë, ndërsa qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar, apo “Qeveri e krimit”.
Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar tubimet, duke e cilësuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si një nga kërkesat kryesore të tyre.
Sipas tyre, protesta do të vazhdojë deri në adresimin e kërkesave të ngritura prej tyre.













