Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedia me 6 viktima në Athinë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

    Ministri Gogu: Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë gati deri në mars 2027

    “Marre ju qoftë”, motra e Gjestit revoltohet ndaj publikimeve për vëllain

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ministri Gogu: Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë gati deri në mars 2027
    Lajmet e fundit

    Ministri Gogu: Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë gati deri në mars 2027

    September 26, 2026
    Ministri Gogu: Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë gati deri në mars 2027

    Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori sot një angazhim para Kongresit të 15-të të OKB-së për Parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale në Abu Dhabi.

    Gogu deklaroi se Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë plotësisht funksional brenda tremujorit të parë të vitit 2027.

    Gogu e nisi fjalimin me një histori njerëzore nga Kruja, ku një i ri i cili kishte shkelur ligjin në moshën 17 vjeçare dhe gjatë dënimit, i mbështetur nga programi i riintegrimit, kishte arritur të merrte shkollimin dhe formimin profesional dhe sot punon dhe siguron jetesën vet.

    “Parandalimi i krimit nuk përfundon kur një krim është kryer. Ndonjëherë, pikërisht aty fillon parandalimi”, tha Gogu.

    Ministri theksoi se rrjetet kriminale nuk njohin kufij. Sipas tij, përgjigjja duhet të ketë tre shtylla: institucione të forta, bashkëpunim ndërkombëtar dhe konfiskim të pasurive kriminale. Ai bëri të ditur gjithashtu se dy ditë më parë Shqipëria nënshkroi Konventën e OKB-së kundër Krimit Kibernetik.

    “Teknologjia duhet ta ndihmojë gjykimin njerëzor. Ajo nuk duhet ta zëvendësojë kurrë”, u shpreh Gogu.

    Instituti i ri do ta vendosë fëmijën në qendër dhe do të mbështetet te arsimimi, rehabilitimi dhe riintegrimi. “Një vepër penale e kryer në fillim të jetës nuk duhet të përcaktojë gjithë pjesën tjetër të saj”, përfundoi ministri.

    aktualitet burgjet drejtësi drejtësia për të miturit edukim edukimi Gogu institucion Instituti Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve lajme mars 2027 mbrojtja e të miturve Ministri Gogu qeveria Reforma rehabilitim rehabilitimi shqipëri të miturit të rinjtë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedia me 6 viktima në Athinë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

    September 26, 2026

    Ministri Gogu: Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë gati deri në mars 2027

    September 26, 2026

    “Marre ju qoftë”, motra e Gjestit revoltohet ndaj publikimeve për vëllain

    September 26, 2026

    Rama nga New York: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare! 

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.