Thirrja “urgjente”/ Rama mesazh shqiptareve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA, zbardhen detajet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’u drejtohet me një mesazh të gjithë qytetarëve shqiptarë sapo të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza”.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se kreu i qeverisë, sapo të kthehet nga SHBA, do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Ndërkohë, ora e mbërritjes nuk dihet ende, pasi nuk ka akoma një orar zyrtar të saktë të nisjes nga SHBA, për shkak të motit të keq.
Njoftimi i Kryeministrisë:
Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite.


