POLITIKË /

Skandali me ish-shefen e SHISH/ Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA

Mësohet se Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Shkruar nga Versus

Skandali me ish-shefen e SHISH/ Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh publik pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Mësohet se Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Ora e saktë e adresimit pritet të bëhet e ditur gjatë paradites, ndërsa nisja e tij nga aeroporti JFK në Nju Jork ende nuk është konfirmuar për shkak të kushteve të motit.

Mesazhi i kryeministrit vjen në një kohë kur në Shqipëri ka pasur reagime të shumta lidhur me ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet në arrest shtëpie.

Në vëmendje janë edhe përgjimet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, të cilat kanë shkaktuar debat publik./Versus.al

 

Poll